Patatja është një perime me pak kalori, e cila nuk ju bën të shtoni peshë. Patatet kanë më pak kalori se orizi dhe janë të pasura me shumë vitaminë C. Rreth 200 gramë patate të reja sigurojnë gati gjysmën e nevojave ditore të njeriut për vitaminën që nxit sistemin e imunitetit.
Ato janë po ashtu burim i mirë i vitaminës B, magnezit, kalciumit, zinkut dhe bakrit. Fibrat që përmbajnë ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Patatja është një ndër perimet që hyjnë në familjen e perimeve të bardha. Konsumimi me shumicë i perimeve të bardha ul rrezikun e prekjes nga kanceri në stomak.
Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë, të cilët zbuluan se konsumimi i lulelakrës, patateve dhe qepëve ul shanset për t’u prekur nga kanceri në stomak.
- Patatet janë të pasur me antioksidantë
- Përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak
- Përmirësojnë tretjen
- Kanë pak yndyrë – mund të shtohen në dieta
- Mund të ndihmojnë të humbni apo rregulloni peshën
Përveç se të shëndetshme ato janë mjaft të shijshme dhe përdoren në shumë receta.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.