Mirëqenie

March 13, 2018 | 14:10

Përfitimet që sjell terapia intensive pas lindjes

Një terapi intensive që u mundëson nënave të qëndrojnë 24 orë në kontakt fizik me të porsalindurin ka rezultuar shumë e suksesshme dhe me shumë përfitime si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Kjo praktikë po ndiqet në spitalin San Giovanni Calibita në Romë.

Reduktimi i stresit, afrimiteti emocional, lehtësimi i kontaktit lëkurë me lëkurë, përmirësimi i metabolizmit, rikuperimi më shpejt i nënës dhe zhvillimi psikologjik i fëmijës janë vetëm disa nga përfitimet e kësaj praktike.

Në këtë spital ka më shumë se 4 mijë lindje çdo vit dhe kujdesi intensiv, kontakti 24 orë me nënën ndihmon rreth 600 foshnja që lindin me probleme, 400 prej të cilëve lindin para kohe.

Një nga përfitimet më të mëdha të kësaj praktike që ndiqet në spitalin San Giovanni Calibita është edhe nxitja e ushqyerjes me gji. Duke pasur kontakt të vazhdueshëm me fëmijën, gjiri i nënës nxitet në mënyrë natyrale të prodhojë qumësht në periudhën e fillimit.

Shumë nëna kanë problemin e mungesës së qumështit në ditët e para pas lindjes. Pikërisht kjo metodë po përdoret për të krijuar afrimitet mes nënës dhe fëmijës e për t’i dhënë zgjidhje problemit të qumështit e shumë problemeve të tjera.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top