Ka diçka tepër të veçantë për lidhjen midis gjyshërve dhe nipërve e mbesave, dhe është shumë më e thellë sesa përgatitja e disa biskotave, apo një dado pa pagesë. Shpesh thuhet se gjyshërit janë të prirur të bekojnë brezin e ardhshëm, por e gjithë kjo dashuri i bën fëmijët shumë të fortë.
Këtu janë pesë arsye pse një lidhje e ngushtë me gjyshërit është një dhuratë mahnitëse:
Ata janë mbështetje shumë e madhe për fëmijën
Një studim i Universitetit të Oksfordit ka gjetur se fëmijët që janë pranë gjyshërve të tyre kanë më pak probleme emocionale dhe të sjelljes dhe janë më të aftë të përballojnë ngjarjet traumatike të jetës, si divorci ose bullizmi në shkollë.
Bashkëjetesa me breza i bën fëmijët më fleksibël
Të njohësh historinë e familjes të bën më fleksibël dhe ke mundësi për të qenë nën kontroll edhe atëherë ku duket se gjithçka është jashtë kontrollit.
Lidhjet e ngushta me gjyshërit i bëjnë fëmijët më të përshtatshëm me moshat e tjera
Të gjithë do të plakemi një ditë dhe nuk do të dëshironim që brezat e ardhshëm të na diskriminojnë. Fëmijët që janë rritur me gjyshër nuk e kanë këtë problem.
Qëndrimi i ngushtë me gjyshërit i mbron fëmijët nga depresioni kur të rriten
Një studim i vitit 2014 nga Kolegji i Bostonit lidhi marrëdhëniet emocionale të ngushta midis gjyshërve dhe nipërve me norma më të ulëta të depresionit. Kjo gjë ka efekt edhe për gjyshërit, të cilët janë më mirë nëse kanë marrëdhënie të ngushta me të vegjlit.
Fëmijët ndihmojnë gjyshërit të jetojnë më gjatë
Shkenca është shumë e qartë se qëndrimi i afërt me gjyshërit është i mirë për të gjithë. Fëmijët bëhen më fleksibël dhe gjyshërit bëhen më të shëndetshëm: Kërkimet sugjerojnë se gjyshërit që shikojnë nipërit e mbesat e tyre jetojnë mesatarisht pesë vjet më gjatë.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.