Studiuesit e Universitetit të Mastrihtit kanë dalë në përfundimin se njerëzit që konsumojnë arra, kanë 23% më pak mundësi për të vdekur në krahasim me ata që nuk i preferojnë ato. Sipas studimit 10-vjeçar, këshillohet të konsumohen 10 gramë arra në ditë. Studime të ndryshme kanë treguar se përfitimet e konsumimit të arrave në shëndetin kardiovaskular dhe jetëgjatësinë e individëve është i pakrahasueshëm. Nga studimi rezulton se personat të cilët konsumojnë 10 gramë arra në ditë, janë më jetëgjatë se të tjerët. Në më shumë se 120.000 holandezë të testuar, burra dhe gra 55-69 vjeç, të cilët kishin konsumuar arra, u dëshmua se rreziku që ata të prekeshin nga sëmundjet kardiovaskulare, nga diabeti apo kanceri, ishte 23% më i ulët.
Përgatiti: M.E
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.