Domatet janë të mbushura me një substancë të quajtur lycopene. Ajo u jep atyre ngjyrën e kuqe dhe i ndihmon në mbrojtjen e tyre nga rrezet ultravjollcë të diellit. Domatet kanë kalium, vitamin B dhe E, si dhe shumë ushqyes të tjerë.
Përfitimet që merr trupi jonë përmes përdorimit të domates janë të shumta:
Sistemi imunitar
Lycopene është një antioksidant, i cili lufton molekulat e quajtura radikale të lira që mund të dëmtojnë qelizat tuaja dhe të ndikojë në sistemin tuaj imunitar. Për këtë arsye ushqimet të cilat janë të pasura me lycopene, siç është domatja ulin rrezikun e kancerit të mushkërive, stomakut dhe prostatës. Disa studime tregojnë se mund të ndihmojnë dhe në parandalimin e sëmundjes në pankreas, zorrës së trashë, në fyt, në gojë, në gji dhe në qafën e mitrës.
Zemra
Lycopene gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e niveleve të LDL, ose kolesterolit “të keq”, si dhe presionin tuaj të gjakut, gjë e cila ul shanset e sëmundjeve të zemrës.
Sytë
Domatet kanë substanca të quajtura lutein që ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga drita blu e bërë nga pajisjet dixhitale si smartphone dhe kompjuter. Ata gjithashtu mund të ndihmojnë që sytë tuaj mos të ndihen të lodhur si dhe lehtësojnë dhimbjen e kokës.
Mushkritë
Disa studime tregojnë se domatet janë të dobishme për njerëzit që kanë astmë dhe ndihmojnë në parandalimin e emfizemës, e cila dëmton qesen e ajrit në mushkëritë tuaja. Kjo ndodhë sepse lycopene dhe lutein bashkë me antioksidantë të tjerë, luftojnë substancat e dëmshme në tymin e duhanit, që është shkaku kryesor i emfizemës.
Rruazat e gjakut
Marrja e më shumë domate në dietën tuaj ul rrezikun e mpiksjes së gjakut në tru. Studimet tregojnë se domatet lehtësojnë inflamimin, rrisin sistemin imunitar, ulin nivelin e kolesterolit dhe ju mbrojnë nga mpiksja e gjakut.
Dhëmbët
Lycopene ndihmon në parandalimin e pezmatimit të mishrave të dhëmbëve. Por nëse hani shumë domate të përpunuara ato ju dëmtojnë smaltin e dhëmbëve për shkak të sasisë së lartë të aciditetit.
Lëkura
Ashtu sikurse kapela dhe kremi kundër diellit mund të na mbrojë nga rrezet e tij edhe domatja bën të njëjtën gjë. Ndryshe nga ato kjo nuk vendoset në lëkurë por vepron në brendësi të qelizave.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.webmd.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.