Mirëqenie

September 20, 2017 | 9:05

Përfitimet shëndetësore të embrionit të grurit

Merrni të gjitha vitaminat, mineralet, ushqyesit që gjenden në pjesën e brendshme të grurit. Mblidhini të gjitha në një vend dhe, ja ku e keni embrionin e grurit. Ky porcion i vogël është aktualisht embrioni i bimës së grurit, që përmban një mega dozë ushqyesish. Në fakt, thjesht një porcion i vogël mund t’ju japë një sasi të konsiderueshme të Vitaminës B1 (thiaminë), Acid Folik dhe Vitaminë B9, Fosfor, Magnez, Selenium që ju duhen përgjatë gjithë ditës.

1

Fatkeqësisht, pjesa e brendshme e grurit që përmban embrionin hiqet gjatë proçesit të rafinimit që konverton të gjithë embrionin e grurit në miell të bardhë. Kjo bëhet për shkak se yndyrna në pjesën e brendshme të grurit mund të përgjysmojë jetëgjatësinë e produkteve në rafte. Kjo do të thotë që vetëm n.q.s është i specifikuar 100% embrion gruri, pjesa tjetër gjendet në produkte si: buka, të pjekura, drithëra dhe makarona.

Nga Anila Kalleshi Dietologe

Nga Anila Kalleshi
Dietologe

Kjo metodë e përpunimit të grurit është e re në treg. Shekuj më parë përdornin mullinj gruri për të prodhuar miell, duke bluar grurin ndërmjet dy gurëve të mëdhenj, në këtë mënyrë arrihej mbajtja e vlerave ushqyese. Mullinjtë me avull dhe mullinjtë e automatizuar të miellit u futën më vonë dhe mundën të rrisin efikasitetin dhe shpejtësinë pa e sakrifikuar profilin e lëndës ushqyese. Me revolucionin industrial erdhi futja e makinerisë me rula, një shpikje e re që ndihmoi në përshpejtimin e prodhimit të miellit të bardhë, duke hequr embrionin dhe krundet, duke lënë veçmas karbohidratet dhe kaloritë. Kjo është arsyeja pse shumica e grurit sot kontribuon në yndyrën e barkut.

Megjithatë, ka shumë opsione në dispozicion për shtimin e embrionit të grurit në dietën tuaj, dhe ka shumë arsye pse ju mund ta dëshironi. Embrioni i grurit është i pasur në ushqyes, i mbushur me përfitime shëndetësore, duke e bërë atë një shtesë të shkëlqyer diete.

Përfitimet shëndetësore të embrionit të grurit:

 I pasur në antioksidantë
Vaji i gjetur në embrionin e grurit është i pasur me një formë të vitaminës E e njohur si tocopherol, e cila vepron si një antioksidant. Antioksidantët janë komponime që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira, të cilat janë substanca të dëmshme që shkaktojnë dëme në qeliza dhe mund të krijojnë dhe të çojnë në sëmundje kronike me kalimin e kohës. Të merrni antioksidantë të mjaftueshëm në dietën tuaj nëpërmjet ushqimeve si embrioni i grurit është esencial për shëndetin, pasi antioksidantët janë të lidhur me parandalimin e kushteve kronike të kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Në 2008 një studim i publikuar në “Journal of the American College of Nutrition”, shkencëtarët i dhanë rëndësi dietës që ishte e përbërë 20% nga embrioni i grurit. Eshtë provuar që shkencërisht përmirësojnë nivelin e vitaminës E ndërkohë që rrisin dhe statusin e anti-oksidantëve. Një tjetër studim tregoi që embrioni i grurit ndihmonte në mënyrë të suksesshme aktivitetin e enzimave në fruta. Konsumimi i embrionit të grurit në kombinim me një dietë të shëndetshme me fruta dhe perime të pasura me antioksidantë mund të ndihmojë në sigurimin e antioksidantëve që trupi juaj ka nevojë për të shmangur sëmundjet kronike dhe për të arritur një shëndet më të mirë.

 Promovon stabilitetin
Shtimi i embrionit të grurit në tërshërë, jogurt ose smothie është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur marrjen e fibrave dietike dhe të qëndroni stabël me disa përpjekje minimale nga ana juaj.
Kur konsumoni fibra, lëvizin nëpër trupin tuaj për të ndihmuar në lehtësimin e kalimit të tij dhe parandalimin e lodhjes dhe kapsllëkut.
Rekomandohet që burrat dhe gratë të konsumojnë 30-38 dhe 21-25 gramë fibra, respektivisht. Kombinimi i embrionit të grurit me një sasi të mirë të frutave, perimeve dhe drithërave çdo ditë mund t’ju ndihmojë të plotësoni nivelin e fibrave që trupi juaj kërkon për të bllokuar kapsllëkun.

 Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak
Përveç parandalimit të kapsllëkut, rritja e marrjes së fibrave përmes ushqimeve si embrioni i grurit mund të ndihmojë gjithashtu dhe në nivelin e sheqerit të gjakut. Fibrat ngadalësojnë absorbimin e sheqerit në qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Një studim i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition” doli në përfundimin se marrja e fibrave në doza të larta reduktonte rritjen e shpejtë të nivelit të sheqerit në gjak më shumë se dieta me doza të ulëta fibrash. Në një studim tjetër të nxjerrë nga “Veterans Affairs Medical Center at the University of Kentucky”, 34 meshkuj me diabet morën një suplement fibrash dy herë në ditë për 8 javë. Jo vetëm që niveli i sheqerit në gjak u stabilizua por reduktonte përqëndrimin e kolesterolit të keq. Për shkak se embrioni i grurit është i lartë në fibra, duke e konsumuar atë për të rritur nivelin e fibrave në trupit tuaj, mund të jetë e dobishme për nivelin e sheqerit në gjak. Sigurohuni që të kombinoni sa me shumë perime dhe burime të proteinave.

 Përmirëson shëndetin e zemrës
Falë profilit të shkëlqyer të lëndës ushqyese, embrioni i grurit mund të vijë me një dozë shtesë të benefiteve kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës suaj. Kokrrat e grurit janë të shoqëruara me një zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, kështu që konsumimi i embrionit të grurit apo produkteve që përmbajnë embrion gruri në të vërtetë mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Një analizë masive që shikonte rezultatet e 45 studimeve zbuloi se një konsum i lartë i grurit ishte i lidhur me uljen e rrezikut për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.
Për këtë arsye, është veçanërisht e rëndësishme të zgjedhim produktet e grurit që përmbajnë embrion dhe krunde në vend të produkteve të rafinuara dhe të përpunuara që përmbajnë vetëm miell të bardhë.
Embrioni i grurit është gjithashtu i pasur në antioksidantë, të cilat mund të ndihmojnë në bllokimin e sëmundjeve të zemrës dhe parandalimin e aterosklerozës ose forcimin e arterieve. Kjo shpesh ndodh si rezultat i rritjes së yndyrës dhe kolesterolit me kalimin e kohës dhe mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

 Ndihmon në shtimin e peshës
Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të shtuar peshë, disa porcione të embrionit të grurit mund t’ju ndihmojnë t’ja arrini qëllimit. Çdo grusht përmban 101 kalori, kështu që disa porcione në ditë mund të ndihmojë në rritjen e konsumit të kalorive dhe të çojë në shtimin e peshës me kalimin e kohës.
Megjithatë, nëse jeni më i interesuar në humbjen e peshës ose në mirëmbajtjen e peshës dhe ende dëshironi të përfshini embrion gruri në dietën tuaj, mos kini frikë. Embrioni i grurit mund të jetë një komponent i shëndetshëm i çdo diete, pavarësisht nga qëllimet tuaja të peshës.

 Mund të ndihmojë në bllokimin e përhapjes së kancerit
Më shumë gjasa për shkak të përmbajtjes së lartë antioksidante, embrioni i grurit dhe përbërësit e tij mund të jenë të dobishëm në parandalimin dhe trajtimin e kancerit.
Avemar në veçanti, i njohur edhe si ekstrakt i fermentuar i grurit, ka treguar rezultate premtuese kur është fjala për trajtimin dhe parandalimin e kancerit. Një studim i kryer në “General Hospital of Vienna’s Medical University of Vienna” tregoi se Avemar ishte në gjendje të ndalonte rritjen e qelizave të kancerit të zorrës së trashë. Përderisa kërkohen më shumë kërkime për të vlerësuar efektivitetin e embrionit të grurit në trajtimin e kancerit tek njerëzit, këto studime sugjerojnë se mund të ofrojë mbrojtje të mundshme kundër kancerit.

Embrioni i grurit është i mbushur me fibra dhe proteina, si dhe mikronutriente si magnezi, seleniumi, tiamina, folati dhe zinku.
28 gramë embrion gruri përmbajnë përafërsisht:
101 kalori
14,5 gram karbohidrate
6,5 gram proteina
2.7 gram yndyrë
3,7 gram fibra
3.7 miligramë magnez
0.5 milligramë thiaminë
22.2 mikrogramë selenium
236 miligramë fosfor
3.4 miligramë zink
78.7 mikrogramë folat 
0.4 miligramë vitamina B6
66.9 miligramë magnez 
0.2 miligramë bakër 
1.8 miligramë hekuri
250 miligramë kaliumi

Çfarë është vaji i embrionit të grurit?

Vaji i embrionit të grurit është një produkt popullor i përbërë nga vaji që nxirret nga embrioni i grurit. Është veçanërisht i lartë në Vitaminë E dhe vetëm një lugë gjelle është në gjendje të plotësojë kërkesën tuaj për të gjatë tërë ditës.
Vitamina E posedon veti të fuqishme antioksiduese që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi, duke e bërë atë veçanërisht të dobishëm në mbështetjen e shëndetit imunitar dhe zbutjen e inflamacionit. 
Ndërsa embrioni i grurit përdoret kryesisht si një shtesë dietike, vaji i embrionit të grurit është dy në një: një përbërës në gatim dhe një mënyrë natyrale për të përmirësuar shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top