Përfitimet nga seksi shtrihen edhe përtej dhomës së gjumit.
- Mbron sistemin imunitar
Njerëzit që kanë marrëdhënie seksuale janë më të mbrojur nga mikrobet dhe viruset. Studiuesit në Universitetin Wilkes të Pensilvanisë zbuluan se studentët që kishin marrëdhënie seksuale një herë ose dy herë në javë kishin nivele më të larta të një antitrupi të caktuar, krahasuar me studentët që bënin më pak seks.
- Nxit libidon
Seksi përpirëson epshin tuaj.
- Ul presionin e gjakut
Hulumtimet sugjerojnë se marrëdhëniet seksuale në mënyrë specifike (jo masturbimi) ulin presionin e gjakut sistolik.
- Ju stërvit
Seksi është një formë shumë e mirë ushtrimi. Ashtu si me stërvitjen, qëndrueshmëria ndihmon në maksimizimin e përfitimeve
- Ul rrezikun e sulmit në zemër
Një jetë e mirë seksuale është e mirë për zemrën tuaj. Përveç të qenit një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur ritmin e zemrës, seksi ndihmon në mbajtjen e niveleve të estrogjenit dhe testosteronit në ekuilibër.
- Më pak dhimbje
Para pini një aspirinë, provoni për një orgazmë. Orgazma mund të ndalojë dhimbjen.
- Përmirëson gjumin
Pas orgazmës, çlirohet hormoni prolaktin, i cili është përgjegjës për ndjenjat e relaksimit dhe të përgjumjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.