Mirëqenie

January 23, 2017 | 12:18

Përfitimet shëndetësore të vaniljes

1

Veti qetësuese: Ështe ideale në ditët me stres dhe të vështira, sepse ka veti qetësuese dhe ndihmon për një gjumë të mirë. Në terapi aromatike, vanilja ka cilësi relaksuese, duke shërbyer si një antidepresiv natyral. Si ushqim dhe si aromë, vanilja ndikon në raste të ankthit, pagjumësisë, depresionit.

Kundër dhimbjeve: Vanilja përmban kumarinë, eugenol, fenol dhe acid salicilik, të gjithë këto përbërës analgjezik, të cilët e bëjnë vaniljen një qetësues për dhimbjet e muskujve, dhimbjen e kokës, dhimbjen e stomakut.

 Si antioksidant: Antioksidantët kryesor janë fenoli, tanina, acidi vanilik dhe vanilina, të cilat ndihmojnë në parandalimin e modifikimit të qelizave, që i japin origjinë sëmundjes së kancerit dhe janë në gjendje të ndalojnë rritjen e këtyre qelizave. Nëse aplikoni vaniljen në kozmetikë, falë përbërësve antioksidantë do të arrish të kesh një lëkurë dhe flokë më të shëndetshme dhe të hidratuar, gjithashtu do t’ju ndihmojë kundër plakjes së parakohshme të lëkurës.

 Zëvendëso sheqerin me vaniljen: Përveçse të lejon të ulësh konsumimin e sheqerit, ndihmon gjithashtu aparatin tretës dhe ka veti të larta qetësuese.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top