Mirëqenie

April 19, 2019 | 9:22

Përfitimet surprizuese që sjell kafeja, në aspektin e bukurisë

Nëse ka një gjë mahnitëse në jetë, ajo është kafeja! Ne e  dimë të mirën e pirjes së saj në përditshmërinë tonë, por ne nuk dinim që mund të kishim edhe përfitime të tjera. Për shembull, a e dini se kafeina është provuar shkencërisht që zhduk celulitin? Apo aplikimi për një javë në flokët tuaj mund të nxisë rritjen?

Ekspertët bien dakord: Kafeja është e duhura për bukurinë e të gjitha femrave

Flokët

Maska me kafe për flokët parandalon djegien dhe i jep flokut shkëlqim.

Kuron qeskat poshtë syve

Kafeja ndihmon në zvogëlimin e qeskave poshtë syve duke kufizuar rrjedhjen e gjakut në zonë dhe reduktimin e ënjtjes.

Pastron lëkurën

Kafeja është ideale për të bërë një pastrim natyral dhe të lirë të trupit në kushte shtëpiake. Ajo mund të shërbejë si scrub dhe njëkohësisht zbut lëkurën pa shkaktuar irritim të saj. Kremrat dhe serumet që përmbajnë kafe mund të minimizojnë përkohësisht dukshmërinë e celulitit.

Qetëson

Ti e di se si kafeja të zgjon në mëngjes? Ajo bën të njëjtën gjë me lëkurën tuaj.

Jep shkëlqim

Kur aplikohet si një maskë fytyre, vetitë stimuluese të kafes përmirësojnë rrjedhjen e gjakut dhe bëjnë që lëkura juaj të duket e shkëlqyeshme, e ndritshme dhe e gjallë.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top