Agjërimi i vazhdueshëm është një praktikë shumë popullore, e përdorur për të humbur peshë, për të përmirësuar shëndetin dhe për të marrë përfitime të tjera. Shumë studime kanë treguar përfitimet e agjërimit të përhershëm, por duhet të merren të gjitha masat për të shmangur rreziqet e panevojshme.
Ai i referohet një skeme ushqimore që përfshin cikle agjërimi me periudha të të ushqyerit normalisht. Agjërimi i vazhdueshëm nuk jep indikacione të sakta se çfarë duhet të hani, por kur duhet t’i hani ato. Kjo është arsyeja pse nuk është një dietë, por një model i vërtetë ushqyerjeje. Më poshtë shpjegojmë se si funksionon dhe cilat janë përfitimet e tij.
Metodat më të njohura të agjërimit të përhershëm janë:
Metoda 16/8: Konsiston në kapërcimin e mëngjesit dhe kufizimin e periudhës së përditshme të të ushqyerit për 8 orë (për shembull, nga ora 13:00 deri në 21:00), dhe pastaj agjërim për 16 orë.
Metoda 24: Është një agjërim që zgjat 24 orë, që duhet bërë një ose dy herë në javë. Ju ndaloni së ngrëni në darkë dhe deri sa të vijë darka të nesërmen.
Metoda 5/2: Në dy ditë jo të njëpasnjëshme të javës të konsumoni vetëm 500-600 kalori, ndërsa gjatë 5 ditëve të tjera mund të hani si zakonisht.
Përfitimet më të rëndësishme të agjërimit të përhershëm janë:
Rritje të hormoneve: nivelet e hormoneve rriten gjatë dietës. Kjo bën që të humbisni peshës dhe të fitoni muskuj.
Insulina: ndjeshmëria ndaj saj rritet dhe nivelet bien në mënyrë drastike. Niveli i ulët i insulinës në gjak shkakton më pak yndyrë në trupin tonë.
Riparimi i qelizave: kur agjërohet qelizat fillojnë një proces vetë-riparimi. Kjo përfshin ndryshimin e qelizave dhe eliminimin e proteinave të vjetra dhe jofunksionale që grumbullohen në to.
Gjenet: Gjatë agjërimit ndodhin ndryshime në funksionin e gjeneve të lidhura me jetëgjatësinë dhe mbrojtjen nga sëmundjet.
Metabolizmi: agjërimi i përhershëm ngadalëson metabolizmin dhe na lejon të konsumojmë më pak kalori.
Kolesteroli: nivelet e triglicerideve dhe kolesterolit LDL reduktohen gjatë agjërimit.
Personat që vuajnë nga diabeti, presioni i ulët i gjakut, ata që marrin ilaçe, janë nën peshë, ata që vuajnë nga çrregullimet e të ngrënit, gratë shtatzëna, ata që ushqejnë me gji ose ata me probleme të fertilitetit duhet të qëndrojnë larg agjërimit të përhershëm. Duhet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të filloni një cikël agjërimi të përhershëm.
Burimi / http://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.