Mirëqenie

February 9, 2019 | 8:13

Përfitimi që i sjell organizmit konsumi i klorurit të magnezit

Çfarë do të thonit nëse do ta dinit se vetëm 30 gram magnez mund të ndryshojë jetën tuaj? Mendoj se që tani do shkoni në farmaci për të kërkuar këtë mineral që sot njihet tashmë si “mineral i mrekullueshëm”.

A e dini se çfarë është kloruri i magnezit? Është një substancë kimike inorganike e përbërë nga jonet e magnezit dhe dy jonet klorur. Përdoret në mjekësi, për qëllime terapeutike, si një burim i joneve të magnezit.

Burimi më i madh i klorurit të magnezit është uji i detit, nga i cili nxirret për qëllime komerciale. Përveç kësaj, konsumi i magnezit mund të kontribuojë në eliminimin e acidit urik nga trupi, i cili zakonisht është përgjegjës për dhimbjen e nyjave.

Përfitimet e klorurit të magnezit

Përfitime të tjera që sjell konsumi i klorurit të magnezit janë:

  • Ndihmon në humbjen e peshës
  • Rrit epshin
  • Lehtëson depresionin
  • Lehtëson sëmundjet pulmonare
  • Vepron në sëmundjen e sistemit nervor qendror
  • Ka veti kundër kancerit
  • Përmirëson tretjen
  • Largon dhimbjet menstruale
  • Lehtëson dhimbjet e kokës
  • Forcon enët e gjakut
  • Jep energji dhe vitalitet.

Si duhet ta konsumoni klorurin e magnezit:

Për të konsumuar klorur magnez, ne rekomandojmë recetë e mëposhtme:

Vloni një litër ujë dhe vendoseni mënjanë derisa të arrijë temperaturën e dhomës. Pastaj shtoni 30 gram pluhur klorur magnezi, e cila mund të merret në çdo farmaci. Shkriheni dhe konsumojeni!

Por, para se ta merrni atë, duhet të kini parasysh dozën e saktë bazuar në moshën e njerëzve që duan ta konsumojnë. Në parim, ajo nuk duhet të konsumohet nga fëmijët nën 10 vjeç.

 

* Shënim: Informacioni dhe sugjerimet e përmbajtura në këtë artikull janë vetëm për qëllime informative. Ato nuk duhet të zëvendësojnë këshillat e mjekëve, nutritionistëve, psikologëve, profesionistëve të edukimit fizik dhe specialistë të tjerë.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top