Pjesën më të madhe të kohës e kaloni në punë, kështu që duhet të jeni në gjendje më të mirë shpirtërore për të përballuar sfidat e vendit ku ushtroni profesionin tuaj. Kur mendoni për punë, në mënyrë të menjëhershme buzëqeshja ju zhduket dhe shikimi ju errësohet? Keni përshtypjen se asnjeri nuk ju vlerëson dhe se gaboni përderisa nuk keni arritur deri tani të lidhni shoqëri me ndonjërin prej kolegëve? Duhet të keni më shumë besim në vetvete dhe të gjitha këto do t’ju ndryshojnë si me magji.
1.Përshtypja e parë është e rëndësishme, kështu që kini kujdes si silleni dhe si flisni. Lëreni drojën mënjanë dhe shtrëngojini duart me vendosmëri, artikulojini fjalitë me logjikë dhe shikojeni në sy atë që keni përballë (bashkëfolësin).
2.Nëse dyshoni në aftësitë tuaja, kujtohuni që ju keni qenë e zgjedhur midis kandidaturave të tjera pikërisht për shkak të përgatitjes dhe vlerave tuaja njerëzore. Fillimi është gjithmonë i vështirë, por çfarëdo që të ndodhë, mos u dorëzoni! Shkoni përpara me besim!
3.Njihuni me kolegët dhe bisedoni me të gjithë ata që tregohen të predispozuar. Mos u kufizoni vetëm nga kolegët, të cilët janë pjesë e departamentit tuaj. Edhe të tjerët janë gjithashtu pjesë e kolektivit dhe do të ndihen mirë që janë pjesë e vëmendjes suaj.
4.Shefi mbetet i tillë, kështu që trajtojeni me respekt dhe me njëfarë distance, por mundohuni t’i bëni përshtypje sa herë ju jepet mundësia duke u fokusuar mbi subjektet profesionale. Nëse ju keni besim në vete, do të jetë më e lehtë ta bindni se vleni shumë për kompaninë.
5.Zgjidhni një mentor (udhëheqës), i cili duhet t’ju motivojë dhe frymëzojë. Mund të jetë pikërisht një nga kolegët tuaj ose një profesionist në këtë fushë. Mos harroni të planifikoni përherë objektiva, synime të qarta, për të mbajtur nën kontroll rritjen e cilësisë profesionale. Realizimi i tyre do t’ju rrisë besimin në vetvete.
6.Personaliteti i këndshëm duhet të plotësohet nga profesionalizmi. Nuk është e domosdoshme të jeni gjithmonë e buzëqeshur, por rëndësi ka të bëni mirë atë që bëni.
7.Kërkoni ndihmë kur t’ju nevojitet dhe, si rrjedhim, afrojani ndihmën tuaj dikujt që e kërkon. Do të vlerësoheni dhe shpërbleheni me një gjest të njëjtë kur të keni nevojë.
8.Përfitoni nga çdo situatë për të vënë në pah personalitetin tuaj, por pa “sforcuar” asnjë situatë ose rrethanë. Provoni të mendoni në avancë. Dhe kur t’ju kërkohet një mendim apo ide, ju do ta keni gati tashmë.
9.Mos u bëni shumë kurioze për të investiguar jetën e kolegëve dhe, për më tepër, mos tregoni diçka për veten. Në punë është më mirë të jesh njeri më “i tërhequr” për sa i përket jetës personale. Sido që të jetë ajo, mbajeni për vete.
10.Merrni iniciativë! Sjellja më e vlerësuar është ajo “proaktive”, kështu që herën që vjen, kur të keni një ide të re, pavarësisht se mund të duket e rrezikshme në dukje, ndajeni me eprorin tuaj.
11.Kini durim, rruga drejt suksesit është e gjatë dhe plot pengesa.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.