Në fokus

November 2, 2016 | 6:00

Përfshihuni në lojë me fëmijën

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Loja është mënyra më efikase, që ndihmon fëmijën të përballet me realitetin e jetës dhe veten. Fëmija e ka të domosdoshme t’i përdorë e zhvillojë vetë gjërat që mëson nga i rrituri dhe mënyra e vetme është loja. (Fëmijës i duhen 7 ditë për të mësuar një gjë të re dhe 6 muaj që ta përfshijë në rutinën e përditshme).

Loja e ndihmon fëmijën të përdorë, njohë, mësojë, zhvillojë dhe të veprojë sa më i pavarur. Të rritur, kur shihni fëmijën që luan, ose përfshihuni në lojë me të, ose të paktën, vëzhgojeni se si përpiqet të zgjidhë dhe të përballojë emocionet e tij, inatin, pafuqinë, frikën, trishtimin, por edhe gëzimin, që shpesh ia anashkalojmë apo pengojmë.

Gjithashtu, përballja me mërzinë nuk është një betejë e lehtë, as për ne të rriturit, prandaj loja merr gati përmasa shpëtimtare për fëmijën. Dhe këtë të vërtetë të lojës, më mirë se kushdo e dinë prindërit e fëmijëve me sëmundje e kufizime të rënda.

Është loja që u fal pak qetësi dhe i shmang nga ankthi i rëndë që i provokon sëmundja, që i ka pushtuar trupin.

Fëmija nuk ka “armë” tjetër përveç lojës për të përballuar gjendjen e tij. Janë pikërisht lojërat që shpërqendrojnë fëmijën nga dhimbja apo stresi i një situate të rëndë.

Por, loja që të ndodhë, ka një kusht, praninë e vetëdijshme të të rriturit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top