Marrëdhënie

May 18, 2017 | 10:40

Përfshirja e babait në muajt e parë të lindjes ndikon në zhvillimin mendor të fëmijës

Baballarët që ndërveprojnë shumë me fëmijët e tyre në muajt e parë të jetës së tyre ndikojnë pozitivisht ndikim në zhvillimin kognitiv foshnjës.

1

Në një studim, botuar në Infant Mental Health Journal, , hulumtuesit nga Imperial College në Londër dhe Universitetin e Oksfordit panë ndërveprimin e baballarëve me foshnjat e tyre në tre muaj e parë të jetës dhe matën zhvillimin kognitiv tek foshnjat.

Ata gjetën se foshnjat, me të cilët babalarët kishin qenë të angazhuar dhe aktivë performonin më mirë në testet njohëse në moshën dy-vjeçare. Studiuesit thonë se ndërsa një numër faktorësh janë kritike për zhvillimin e fëmijës, lidhja baba-foshnjë në moshë të vogël mund të jetë shumë e rëndësishme.

Në studim, hulumtuesit regjistruan videot e prindërve që bashkëveprojmë me fëmijët e tyre, me nënat dhe baballarët duke luajtur me lodra … deri në tre muaj dhe pastaj gjatë një seance leximi libri në moshën dy-vjeçare. Videot më pas janë vërejtur në mënyrë të pavarur nga studiues të trajnuar.

Dr. Vaheshta Sethna nga Instituti i Psikiatrisë, Psikologji & Neuroshkencës (IoPPN) në King ‘s College në Londër, shprehet: “Ne gjithashtu kemi konkluduar se fëmijët që bashkëveprojmë me baballarët janë me të ndjeshëm, të qetë, tregojnë zhvillim më të mirë njohës , duke përfshirë vëmendjen, zgjidhjen e problemeve, gjuhën dhe aftësitë sociale. Kjo sugjeron se aktivitetet e leximit dhe referencat arsimore mund të mbështesin zhvillimin njohës dhe të mësuarit tek këta fëmijë.”

Profesor Ramchandani arriti në përfundimin: “Baballarët që janë më shumë të angazhuar me fëmijët e tyre, në përgjithësi kanë një rrjedhshmëri pozitive të jetës dhe në fusha të tjera. Ky mund të jetë shkaku, për praninë e tyre ndaj fëmijës. Kjo nuk dihet me siguri, por ajo që ka rëndësi është mesazhi që marrim nga rezultatet e këtij studimi. Mesazhi i qartë këtu është që baballarët e rinjtë luajnë dhe bashkëveprojnë me fëmijën edhe kur ata janë shumë të vegjël.”

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top