Në përgjithësi, molla është një frut që konsumohet nga pjesa më e madhe e njerëzve, në versionin e kuq. Megjithatë, lloji i saj i gjelbër, është i pajisur me shumë përfitime për shëndetin e trupit dhe, mbi të gjitha, për humbje peshe. Lëngu e saj është një ndër mënyrat më efektive dhe më të shijshme për ta konsumuar.
Përfitimet e mollës së gjelbër:
Burim i acideve, fibrave, kalciumit, hekurit, magnezit, kaliumit, pektinit dhe aminoacideve, molla jeshile është një ushqim natyral me veti shumë të larta anti-inflamatore, kryesisht përgjegjëse për balancimin e tretjes. Përveç kësaj, ajo është gjithashtu një frut diuretik, e aftë për të reduktuar lëngjet e tepërt dhe dhimbjet e muskujve.
Lëngu i mollës jeshile është një ndër metodat më efektive për të ndihmuar në zvogëlimin e peshës trupore. Nëse përzihet me miell bananeje jeshile dhe fara liri, ka edhe më shumë “fuqi” si një agjent dobësues.
Ja se si ta përgatisni këtë pije:
Përbërësit:
- 1 mollë jeshile
- 1 lugë gjelle fara liri
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle miell banane të gjelbër
- 200 ml ujë
Përgatitja:
Përgatitja e pijes që ndihmon në humbjen e peshës është e thjeshtë. Ajo kërkon vetëm që të gjithë përbërësit të përzihen në blender dhe pastaj të filtrohen. Në fund, shtoni akullin dhe është gati.
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.