Këtë vit, mbrëmja e ndarjes së çmimeve të Akademisë së Filmit “Oscar”, do të mbahet me 28 Shkurt në “Dolby Theatre” i njohur po ashtu si “Kodak Theatre” në Hollywood në Los Angeles, dhe gjithçka do të jetë në kohë reale.
Për herë të parë filmi “Shok” bashkëprodhim britaniko-kosovar, është një hap më pranë “Oscar”.
Kjo bazuar në parashikimet e faqes së famshme të internetit “Deadline”, e cila analizon filmat dhe del me përfundime për fituesit e secilës kategori.
Pas mbylljes së procesit të votimit në Akademinë “Oscar”, duke parashikuar fitoren, “Deadline” ka shkruar se “Filmi “Shok” mund t’i shokojë të gjithë”.
Shok” konkurron në kategorinë e filmave të shkurtër dhe shpreson të pëmbushë ëndrrën e shumë brezave të kinematografëve shqiptarë, për të parën statujë “Oscar” në histori.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.