Mirëqenie

April 10, 2018 | 13:43

Perimet më të mira për stinën e pranverës

Çdokush prej nesh duhet të dijë të ushqehet në mënyrë sa më të shëndetshme sipas stinëve, e për këtë duhet të njohë mirë vlerat e ushqimeve që do të konsumojë. Më poshtë po iu sjellim disa nga perimet e freskëta të pranverës dhe këshilla praktike mbi mënyrat më të mira për ruajtjen e tyre.

Brokoli

Brokoli ka pak kalori dhe është tejet i pasur në vitamina e minerale si dhe shumë fibra. Por ju duhet të zgjidhni brokolin, lulet e së cilit janë ngushtësisht të lidhura me njëra tjetrën, pra janë të mbyllura dhe kanë një ngjyrë të gjelbër në blu. Bëni kujdes të mos zgjidhni brokolin lulet e të cilit kanë ngjyrë të verdhë apo të gjelbër të hapur. Ndërkohë as brokoli që është pjekur më shumë seç duhet nuk duhet përzgjedhur. Do të jetë shumë i fortë për t’u kafshuar dhe do të ndahet në copëza kur ta gatuani. Brokoli është një perime që prishet shumë shpejt. Për këtë arsye mbështilleni mirë dhe vendoseni në sirtarin e poshtëm të frigoriferit. Përdoreni sa më shpejt të jetë e mundur, nëse dëshironi që brokoli që konsumoni te jetë i freskët dhe i pasur me lëndë ushqyese. Brokoli duhet gatuar sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes. Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull. Prezantimi i fëmijëve me brokolin nuk është një mision aq i pamundur, nëse dini se si t’ua shërbeni. Duke qenë se procesi i gatimit shkatërron disa prej ushqyesve që gjenden tek kjo perime, përpiquni ta shkurtoni sa më shumë kohën e gatimit.

Karota
Mënyra më e mirë për të zgjedhur karota të freskëta është duke parë bishtat e tyre. Sa më jeshile të jenë bishtat, aq më të freskëta janë karotat. Edhe vetë karotat duhet të kenë ngjyrë të fortë dhe nuk duhet të jenë të thata e me vijëzime. Çarjet në lëkurën e karotës tregojnë që ato janë të vjetra. Karotat duhet të mbështillen dhe të vendosen në sirtarin e poshtëm të frigoriferit. Duhet të kujdesemi që t’u presim gjithmonë bishtat që ndodhen në pjesën e sipërme të tyre, pasi kjo pjesë thith gjithë lagështirën nga rrënjët dhe bën që karotat të prishen më shpejt. Përfitimet shëndetësore të karotës përfshijnë uljen e kolesterolit, rrezikun më të ulët të sulmeve në zemër, parandalimin e kancerit dhe uljen e shenjave të plakjes së parakohshme. Për më tepër, karotat kanë aftësinë të përmirësojnë shëndetin e lëkurës tuaj, forcojnë sistemin imunitar, përmirësojnë tretjen, shëndetin kardiovaskular në mënyra të ndryshme

Lulelakra
Për ta konsumuar gjithmonë të freskët, duhet të kujdesemi që kurora e lulelakrës që zgjedhim, njësoj si ajo e brokolit, të jetë e mbyllur dhe lulëzat e saj duhet të jenë të pozicionuara shumë afër njëra- tjetrës. Varieteti i bardhë duhet të jetë shumë i zbehtë dhe nuk duhet të ketë asnjë pikë, apo njollë të zezë në sipërfaqe. Duhet të keni kujdes të mos përzgjidhni lulelakra që janë të buta në pjesën e sipërme, pasi kjo është shenjë e prishjes. Edhe pse në pamje lulelakra duket jetëgjatë, në të vërtetë ajo prishet shumë shpejt. Për ta ruajtur sa më gjatë, mbështilleni dhe vendoseni në sirtarin e poshtëm të frigoriferit.

Hudhrat e njoma
Hudhra e njomë duhet të ketë kërcell të fortë, pa pjesë të zbutura dhe gjethet e saj duhet të kenë ngjyrë jeshile të fortë. Në rast se rreth pjesës së kërcellit është formuar një shtresë e butë, ajo duhet të hiqet gjithmonë. Mbështilleni mirë dhe futeni në frigorifer. Kini kujdes gjatë mbështjelljes pasi aroma e saj e fortë do të përhapet kudo.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top