Mirëqenie

February 6, 2019 | 8:10

Perimet që mbajnë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut

Të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit tregojnë se shqiptarët po rrezikohen gjithnjë e më shumë nga sëmundjet që kanë lidhje me hipertensionin apo tensionin e lartë. Shqipëria renditet në zonën e rrezikut mes vendeve me prevalencën më të lartë të këtyre sëmundjeve. Në vendin tonë, përafërsisht 32% e popullsisë mbi 18 vjeç është e prekur nga tensioni i lartë i gjakut.

Në  vitin 2017 hipertensioni arterial ishte faktori i dytë i rrezikut, shkaktar për shumicën e sëmundjeve në Shqipëri. Ndërkohë, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se vdekshmëria prej sëmundjeve ishemike të zemrës që shkaktohen nga hipertensioni është rritur dy herë gjatë 20 viteve të fundit.

Nëse tensioni i lartë nuk merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, mund të shkaktojë ngushtim të enëve të gjakut, ishemi dhe qarkullim të penguar të gjakut. Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e nivelit të shëndetshëm të tensionit të gjakut.

Në këtë artikull do të mësoni për perimet më të mira të dimrit që ju ndihmojnë të ekuilibroni tensionin në mënyrë natyrale.

Karotat

Karotat janë të mbushura me kalium. Ky mineral ul tensionin në enët e gjakut dhe zbut ndikimin negativ të sodiumit. Karotat gjithashtu ulin rrezikun e aterosklerozës dhe ishemisë.

Panxhari

Antioksidantët e panxharit ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Vitaminat B ndihmojnë funksionin e nervave. Përmbajtja e lartë e nitratit tek panxhari çliron oksid nitrik, një gaz që përmirëson qarkullimin e gjakut, zgjeron enët e gjakut dhe ul tensionin.

Spinaqi

Kjo barishte është e pasur me kalium dhe luteinë. Kjo e fundit parandalon trashjen e mureve të brendshme të enëve të gjakut dhe ul rrezikun e atakut në zemër. Spinaqi është i pasur edhe me magnez dhe folat të cilat ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut.

Rrepa

Rrepa është e pasur me kalium. Ky mineral ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut. Rrepën mund ta përdorni në sallata ose në supa.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top