Studim

April 7, 2018 | 12:10

Perimetri i belit lidhet drejtpërdrejtë me jetëgjatësinë

Studimet e fundit mjekësore tregojnë se personat e rritur, me madhësi të madhe të belit, janë në rrezik ndaj problemeve serioze shëndetësore. Studimet tregojnë se nivelet e tyre të përballjes me sëmundje të rënda janë tejet më të larta sesa tek personat me madhësi normale të belit.

Në fakt, një studim mjekësor që krahasoi të dhënat nga 650,000 të rritur zbuloi një rënie të madhe të jetëgjatësisë duke krahasuar perimetrin e belit tek femrat dhe meshkujt mbipeshë krahasuar tek ata në peshën e duhur.

Studimi i organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregoi me saktësi se perimetri i lartë i belit dhe mbipesha u kushtonin tri vite jetë më të shkurtër meshkujve dhe pesë vjet për gratë.

Ky efekt ishte i pavarur nga faktorë të tjerë të rrezikut, të tilla si mosha, indeksi i masës trupore (BMI), aktiviteti fizik, historia e pirjes së duhanit dhe përdorimi i alkoolit.

Sa duhet të jetë perimetri i belit?

Në mënyrë të veçantë këto të dhëna treguan se meshkujt me një perimetër të belit përtej 110 centimetra përballen me një rrezik 50% më të lartë të vdekjes sesa meshkujt me një bel prej 94 centimetra.

Tek gratë, ato me një bel përtej 94 centimetër kishin një rrezik 80% më të lartë të problemeve serioze sesa gratë me një bel prej 70 centimetra në perimetër.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top