Në fokus

June 20, 2018 | 12:17

Përkëdhelje lamtumire, përshëndetja e fundit e vogëlushit me të motrën

Kjo foto e shpërndarë nga një baba amerikan është bërë mjaft virale, pasi tregon momentin kur djali i tij i madh përkëdhel motrën e tij, e cila vdiq në moshën 4 vjeçare, nga një sëmundje e pashërueshme.

Matt Sooter, një baba që jeton në Rodgers, Arkansas (Shtetet e Bashkuara), ka përjetuar një moment të paimagjinueshëm, një skenë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale anembanë botës, pasi shpërndau në facebook fotografinë e djalit të tij Jackson, i cili përkëdhelte me butësi motrën e tij 4-vjeçare Adalynn “Addy” Joy Sooter, e cila së shpejti do të vdiste nga një tumor i pashërueshëm.

Fatkeqësia e fëmijës filloi në vitin 2016, kur ajo u diagnostikua me Diffuse-Intrinse-Pontene-Glioma (DIPG), një formë shumë agresive e tumorit të trurit, i cili muaj pas muaji e mori atë pa i dhënë asaj mundësinë për të mbijetuar.

Megjithatë për të bërë të njohur këtë histori, ishte fotografia e postuar në Facebook nga Matt Matt, i cili kapi momentin kur, pasi kishte kuptuar nuk kishte më shpresa, djali i madh i është afruar motrës së vogël, duke e përkëdhelur atë për një kohë të gjatë për ta përshëndetur. Një mënyrë e ëmbël për të thënë lamtumirë, një gjest plot dashuri, si kjo mes vëllait dhe motrës.

 

Burimi / today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top