Dashuria e nënës është një armë shumë e rëndësishme për t’u rritur të shëndetshëm dhe për të përballuar tensionet e përditshme, për të pasur më shumë siguri në vetvete, për të qenë më pak të depresuar dhe armiqësorë. Lidhja e dashurisë fillon që në bark të nënës. Por kujdes, mos përshtatni një stil të gabuar jetese, sepse kjo mund t’ju shkatërrojë gjithçka.
Sinjalet e një fëmije jo të lumtur janë të dukshme: fëmija është i lodhur, i heshtur, nuk ha shumë, nuk përfshihet në mënyrë spontane në lojë me fëmijët e tjerë, nuk luan, nuk pyet, nuk qesh, flet shumë pak. Nëse keni një fëmijë të turpshëm ose të mbyllur që nuk qesh ose ndërvepron shumë, kjo nuk do të thotë që ai nuk është i lumtur. Të qenit i turpshëm është ndryshe nga të qenit i mërzitur, por duhet shumë kujdes për t’i dalluar këto sinjale. Duhet të jeni të vëmendshëm për të dalluar ndryshimet madhore në sjelljen e tij. Kur fëmija izolohet ose është i frikësuar, kjo mund të jetë një shenjë që ai ka probleme dhe ju duhet t’i kushtoni vëmendje.
Studiuesit kanë identifikuar nëntë sinjale të lindura që fëmijët përdorin për të komunikuar ndjesitë e tyre. Prindërit mund t’i kuptojnë lehtë këto sinjale. Sinjalet negative që shfaqen te një fëmijë jo i lumtur janë stresi, zemërimi dhe frika. Shumica e prindërve e kuptojnë se një fëmijë që mërzitet lehtësisht dhe është i frikësuar, nuk është i lumtur, por kërkimet më të fundit shprehen se shumica e prindërve nuk e kuptojnë se një fëmijë i zemëruar është duke shprehur trishtim. Pavarësisht moshës, zemërimi është thjesht një shfaqje e dukshme e stresit.
Çdo fëmijë ka një mënyrë për të treguar se po kalon një periudhë të vështirë. Shumë fëmijë mund të shfaqin kapitje ose shpërthime të çastit, ndërsa të tjerët mund të bëhen “të ngjitshëm”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.