Thënie

December 18, 2016 | 6:00

Përkufizimi i fëmijës

jose_1

Josè Saramago, Shkrimtar

“Fëmija është një qenie që Perëndia na e ka dhënë hua për të bërë një kurs intensiv se si të duam dikë më shumë se veten, si të ndryshojmë defektet tona më të këqija për të dhënë shembullin më të mirë, për të mësuar dhe për të pasur kurajë.
Po. Kjo është! Të qenit nënë apo baba është akti më i madh i kurajës që mund të bëhet, sepse nënkupton të ekspozohesh ndaj një tjetër lloj dhimbjeje, dhimbjes së pasigurisë, nëse je duke vepruar si duhet dhe frikës se mund të humbasësh dikë kaq të dashur.
Ta humbasësh? Pse? Nuk është i yni. Ka qenë vetëm një hua. Huaja më e madhe dhe e mrekullueshme, duke qenë se fëmijët janë tanët vetëm kur nuk mund të kujdesen dot për veten. Më pas, i përkasin jetës, fatit, familjeve të tyre.
Perëndia i bekon gjithmonë fëmijët tanë, sepse ne na ka bekuar prej kohësh me ta”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top