Në fokus

December 9, 2017 | 15:39

Përlotet Jozefina Topalli, mungesa e familjes, kostoja e angazhimit të saj në politikë (Video)

Njihet edhe si “Zonja e hekurt” e politikës shqiptare, por mbi të gjitha është grua dhe nënë.

joz

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” te Eni Vasili, gjatë mbrëmjes së të premtes, Jozefina Topalli u përlot teksa fliste për çaste që ka humbur në familje, për shkak të angazhimit politik. Ajo u shpreh se mungesa e saj në momente të caktuara familjare, ka qenë kostoja e angazhimit të saj në politikë.

jozefina

Besoj se kostoja më e madhe për një grua është mos përjetimi i atyre momenteve të vogla, që të sjellin gëzim në jetë. Unë e kam në shpirt, s’i kam ndjekur shumë fëmijët e mi, nuk kam kanë qenë shpesh me ta. I kam ndenjur shumë herë larg. Djali im rrinte zgjuar deri natën vonë sa të vija unë dhe më hapte derën. Këto janë gjëra që nuk kthehen. Pjesa tjetër pastaj ka privilegjet e veta. Unë kam pasur fatin të takoj shumë personalitete. S’e harroj kurrë drekën që kemi pasur me Xhorxh Bushin që do njihte pavarësinë e Kosovës dhe futjen tonë në NATO. Kam qenë ulur afër tij dhe pranë kryeministrit Berisha. Për shkak se isha më afër, ne biseduam shumë gjatë. Ai ishte i thjeshtë dhe të krijohej iluzioni se ishim shokë gjimnazi. Nisi të fliste për nënën e tij Barbara”, u shpreh ish-kryeparlamentarja.

Në këtë moment gazetarja Eni Vasili ka vazhduar më tej, duke i thënë: “Kur folët për djalin tuaj se ju priste zgjuar kur ishte 3 vjeç që t’u hapte derën ju u prekët e zëri ju drodh…”

Ndërsa Topalli i përgjigjet: “Sigurisht. Në fund të fundit ke vetëm familjen”, por në këto  momente ajo nuk mund të mbajë lotët.

https://www.youtube.com/watch?v=wFaFBh7vqXc

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top