Përqafimi është një nga gjërat më të mahnitshme që mund t’ia dhurojmë një personi. Përqafimi është në thelb një formë e terapisë. Kur ne pranojmë përqafime, ne kemi ndjenjën e komoditetit, kujdesit, dashurisë, kuptimit dhe shumë ndjenjave të tjera të papërshkrueshme.
Duke pasur këtë parasysh, a nuk do të pajtoheshit se duke u përqafuar çdo ditë do të ishte një ide shumë e mirë?
Përqafimi përmban në vete më shumë sesa ajo që duket. Në fakt, ka edhe shkencë prapa asaj se çfarë ndodh brenda nesh kur pranojmë ose dhurojmë përqafim. Ndryshimet fiziologjike që përjetojmë brenda nesh gjatë përqafimit janë me të vërtetë mbresëlënëse.
Përqafimi balancon sistemin nervor
Vetëm duke ia dhuruar dikujt një përqafim, ju keni filluar balancimin e sistemit nervor.
Zvogëlon nivelet e stresit
Duke përqafuar dikë ju menjëherë lehtësoni ndjenjat e stresit. Shpeshherë ne e nënvlerësojmë fuqinë e përqafimit. Kur përqafohemi, niveli i kortizolit që qarkullon në trup reduktohet. Kjo nënkupton se mendjet tona janë të afta për t’u qetësuar dhe për të menduar pa stres.
Përqafimi rrit disponimin
Kur përqafoni dikë, ju filloni rritjen e prodhimit të serotoninës në tru, substancë që rrit disponimin dhe vetëbesimin.
Përveç këtyre, përqafimi relakson edhe trupin, si dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.