Të dy me origjinë nga Verzegnis (Udine, Itali), të dy janë çifti i vetëm i balerinëve friulianë me sindromën Down, që morën pjesë në kampionatet italiane të dancit sportiv.
Ata kanë kërcyer prej vitesh së bashku, duke tejkaluar konkurrencën e çdo gare. Dhe tanimë nuk kanë pothuajse asnjë rival. Francesco De Stalis dhe Catherine Marsilli fituan përsëri, duke marrë titullin kampion të Italisë për të njëmbëdhjetën herë. Për ta, sindroma Down nuk është pengesë, veçanërisht kur bëhet fjalë për kërcimin.
Francesco dhe Catherine, të dy 43-vjeçarë nga Verzegnis, provincë në Udine, morën edhe një herë pjesë në kampionatet e fundit të sporteve italiane të dancit sportiv në kategorinë standarde të kërcimit.
Ata janë çifti i vetëm i kërcimtarëve me sindromën Down, që morën pjesë në kampionatet italiane të organizuara nga Fids, Federata Italiane e Dance Sport. Këtë vit kampionatet u zhvilluan në Rimini nga 4 deri në 14 korrik dhe Francesco dhe Catherine (nga kompania Carnia Special Team, por pjesëmarrës për Ads. Azzurra Danze) përfunduan të parët në kategorinë e tyre përballë Marco Baroni dhe Veronica Bedin të “Universo Danza S.r.l, Simone Sciarrini dhe Lorena Chiesa nga “Dance Academy Asd” dhe Iacopo Grisafi me Giulia Palamidessi të “Daisy Dance”.
Përgatiti O.T / Burimi Today.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.