Historia e Teresa Borsetti, e cila dy dekada më parë i ofroi Emir Hamad bin Khalifa Al Thani të përdorte banjën në shtëpinë e saj. Më 16 gusht ai u kthye në Brindisi, për ta kujtuar dhe takuar atë…
Teresa Borsetti, gjyshja 89-vjeçare, nuk e kishte imagjinuar se mund të takohej përsëri, 21 vjet më vonë, me atë zotëri elegant arab i cili dikur e pyeti nëse mund të përdorte banjën e shtëpisë së saj. Skena në atë kohë ishte kjo: Hamad bin Khalifa al-Thani, sheiku i Katarit dhe një nga burrat më të pasur në planet – është themeluesi i transmetuesit Al Jazeera si dhe pronari i Qatar Airways – ai ishte në brigjet e Brindisit, ku kishte zbritur nga jahti i tij i ankoruar në port për një ndalesë teknike. Al-Thani ecën përgjatë Viale Regina Margherita si një turist i zakonshëm. Ecja zgjati dhe sheiku kishte nevojë për një banjë. Por çudia ishte se të gjithë baret dhe restorantet ishin të mbyllura.
Hap pas hapi, ai u gjet në mesin e rrugicave historike të “Sciabiche”, fshat peshkimi. Jashtë portës së shtëpisë së saj në rrugicë të ngushtë ishte Tereza, e cila në atë kohë ishte 68 vjeçe. “A keni nevojë për ndonjë gjë?”, pyeti gruaja, nëna e dhjetë fëmijëve. “Një tualet”, u përgjigj sheiku. “Ju lutemi hyni.” Kur al-Thani mori lejen, në shenjë falënderimi ai i premtoi se do të kthehej sërish për ta parë atë dhe ky nuk ishte vetëm një premtim i momentit, sepse sheiku ditën tjetër me të vërtetë u kthye për të parë Nonna Teresan. Njëzet e një vjet më vonë, al-Thani ka zbritur nga një jaht i ri, shumë më i madh se tjetri.
Gjatë ndalimit në Brindizi, Al Thani shprehu, dëshirën për të ditur nëse ajo gjyshe jetonte ende në atë shtëpi të vogël pranë portit të peshkimit.
Dhe nuk përjashtohet që ardhja në portin e krahinës së Salentos kishte për qëllim vetëm të pyeste për gjyshen dhe pas kontakteve me Bashkinë dhe Autoritetin Portual – ka gjetur më në fund Teresan.
Sheiku shkoi në shtëpinë e gruas së vjetër për ta parë përsëri dhe u mirëprit nga një grup i përbërë nga dhjetë fëmijë dhe rreth tridhjetë nipër e mbesa dhe stërnipër. Takimi zgjati shumë: mbi një orë e gjysmë, tregon në një raport të detajuar New Daily of Puglia. Tereza ofroi kafe dhe pancakes Apuliane të mbuluara me mjaltë.
Pak dihet për atë që është diskutuar gjatë kohës që ka qëndruar në shtëpi, sepse rregullat e sigurisë ishin të detyrueshme: pa video dhe pa foto. Por al-Thani i ka thënë Teresës – kjo është e vetmja dëshmi që vjen nga një nga fëmijët e gruas – se ai u prek nga mirësia e treguar atëherë. “Ti i hape shtëpinë një të huaji: një gjest i madh mirësjelljeje që nuk e harrova”.
Në fund të vizitës: Sheiku ka lënë një dhuratë për gjyshen, e cila mbetet e fshehtë, por përveç kësaj ai ka bërë një ftesë: “Ejani të më shihni në fund të vitit me gjithë familjen tuaj”. Dhe ai tashmë ka paguar biletat e udhëtimit.
Burimi / www.corriere.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.