A ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjoheni duke u dridhur, sikur t’ju kenë hedhur nga shtrati? Apo sikur keni rënë nga një lartësi e madhe mbi shtratin tuaj? Pothuaj 70 përqind e njerëzve i përjetojnë këto që njihen si “start i gjumit”. Parasomnia ndodh vetëm gjatë gjendjes hipnagogjike, që është periudha tranzitore mes zgjimit dhe gjumit.
Atëherë, pse ndodh kjo?
Ky fenomen është tejet i zakonshëm, por çuditërisht, shkencëtarët vetëm tani po fillojnë të kuptojnë se çfarë e shkakton atë. Ju mund të mendoni se ndoshta diçka e zhurmshme ka ndodhur në dhomë dhe që ajo ju zgjoi, por nuk është domosdoshmërisht kështu.
Shkencëtarët kanë vërejtur se “dridhja hipnike” ndodh më së shpeshti kur bini në gjumë shumë shpejt, pas një lodhje të madhe. Në fazat fillestare të gjumit, ritmi i zemrës dhe frymëmarrja juaj ngadalësohen shpejt. Por nganjëherë kur jeni tepër të lodhur, truri ecën shumë shpejt përmes kësaj faze të gjumit, duke e ngatërruar vetveten dhe duke menduar se trupi dhe sistemet e tij kryesore dështojnë dhe se po vdisni.
Trupi reagon shpejt duke ju tronditur fort që të zgjoheni, me një shpërthim kimikatesj, një që truri mund ta interpretojë, dhe pastaj të ndërtojë një ëndërr të projektuar për t’ju zgjuar, gjë që është premisa themelore prapa teorisë së ‘dridhjes hipnike’.
Disa shkencëtarë gjithashtu besojnë se disa faktorë, siç janë stresi, ankthi, lodhja, kafeina dhe privimi i gjumit, mund të rrisin frekuencën ose forcën e dridhjeve hipnagogjike. Për fat të mirë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse nuk janë asgjë serioze. Nëse zgjoheni, thjesht rrotullohuni dhe bini sërish në gjumë./ Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.