Fëmijët nuk janë të gjithë njësoj, dhe shpesh prindërit mund të ndodhen para një refuzimi në lidhje me shprehjen e asaj që ai ka bërë në kopsht, duke marrë në jo pak raste përgjigjen “nuk e mbaj mend”, ose “gjithçka shkoi mirë”. Pavarësisht përpjekjeve për të zbuluar më shumë në lidhje me veprimtaritë e fëmijës në kopsht, prindërit nuk do të marrin asnjë përgjigje.
Përse fëmija im nuk më tregon se çfarë ka bërë në kopsht?
Kjo është pyetja që ata i bëjnë më shpesh vetes duke menduar edhe mundësinë e ekzistencës së një problemi. Por sipas disa ekpertëve, arsyet janë:
- Nuk janë mësuar të tregojnë atë që ju ndodh gjatë ditës duke qënë se gjithmonë ka qënë personi i rritur që e ka bërë këtë në vend të tyre.
- Ata në përgjithësi nuk e kanë ende të qartë përcaktimin e kohës dhe do ta kenë të vështirë të dallojnë ditën nga nata. Pra për pasojë do ta kenë të vështirë të shprehin atë që bënë një ditë më parë në kopësht, prandaj zakonisht fillojnë të tregojnë atë veprimtari që kanë bërë së fundmi.
Si ta bëj fëmijën tim të tregojë?
Disa ekspertë e vlerësojnë shumë rëndësinë e të priturit të fëmijës në momentin që vjen nga kopshti, duke e përqafuar dhe duke e parë në sy. Pyetja e parë që mund t’i bëni është “je mirë zemra e mamit?” Më pas ju mund të vazhdoni t’i tregoni atë që ju keni bërë gjatë ditës, duke e lidhur një veprimtarinë tuaj me atë që doni të mësoni prej tij, për shembull “mami sot gatoi një gjellë shumë të mirë” por ti çfarë hëngre sot? Një tjetër mënyrë do të ishte të shkuarit në një vend të qetë për të luajtur bashkë apo treguar një përrallë, duke e përkëdhelur dhe i shprehur shumë dashuri. Fëmija do të largojë frikën e të qënit i gjykuar nëpërmjet përrallave apo vizatimit, por mbi të gjitha është e rëndësishme edhe dashuria juaj. Fëmija duhet të kuptojë se ju jeni pranë tij në çdo moment gjatë rritjes edhe pse fillimisht nuk do të ketë shumë dëshirë të “bashkëpunojë”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.