Jetë stresuese? Shtim në peshë? Të ndjerit fajtor për çdo gramë të vogël të shtuar në dietë? Në të vërtetë ekziston një mënyrë relativisht e thjeshtë për të qëndruar të shëndetshëm, ose për të përshpejtuar metabolizmin tuaj: mbani parasysh këto 3 këshilla praktike.
Fatkeqësisht, mënyra e jetesës moderne kërkon të bësh zgjedhje në kurriz të shëndetit. Të udhëtosh me makinë e jo me biçikletë, ndërkohë që preferohet përdorimi i ashensorit në vend të shkallëve. Edhe teknologjia digjitale, falë aplikacioneve për shpërndarjen e ushqimit dhe blerjeve në internet, ka ulur edhe më shumë aktivitetin motorik. Pasiviteti fizik, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), është identifikuar globalisht si faktori i katërt i rrezikut për vdekshmërinë.
Në këtë kontekst është thelbësore të ndërmarrësh veprime dhe të ndjekësh një rrugë motorike për të përmirësuar shëndetin.
- Aktivizoni metabolizmin: çfarë duhet të bëni?
Për të ruajtur një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të ekuilibruar është e nevojshme që të kombinohen aktiviteti fizik “me intensitet të ulët” (siç është ecja ose kopshtaria) me aktivitetin fizik “me intensitet të lartë” (aktivitet forcash). Do të ishte ideale të bëni rreth 60 minuta aktivitet me intensitet të ulët çdo ditë, si p.sh të shkoni në punë, të shkoni në shtëpi, të bëni pazar, të bëni punët e shtëpisë, etj.
Gjithashtu është e nevojshme të kryhet punë me aktivitet të lartë fizik me mbingarkesa. Më pas mund të përdorni çantat e blerjeve për të stërvitur gjymtyrët e sipërm: duke filluar me krahët, bëni shtytje dhe tërhiqini pa hequr bërrylat nga ijet, pastaj kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni këtë gjë 10 herë.
Një mënyrë tjetër për ta mbajtur trupin të stërvitur, pa lënë pas dore punët e përditshme, mund të jetë vendosja e shisheve me ujë ose pastruesve shtëpiakë në një raft të lartë. Në këtë mënyrë ju mund të stërvitni krahët dhe shpatullat sa herë që keni nevojë për t’i përdorur ato mjete.
Për të stërvitur gjymtyrët e poshtme mund të jetë shumë e dobishme të shmangni përdorimin e ashensorit, duke i detyruar këmbët të kryejnë ngritje në çdo hap.
- Kur ta bëni atë?
Problemi i parë i ndryshimit të zakoneve të një personi është ruajtja e qëndrueshmërisë. Për të ndryshuar stilin e jetës tuaj është e rëndësishme të bëni ndryshime të vogla dhe t’i shpërndani ato me kalimin e kohës, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj mundësinë për t’u mësuar me ndryshimin dhe për ta asimiluar atë si tuajin.
Ndryshime të vogla mund të jenë rritja e lëvizjes në këmbë, me biçikletë ose me transport publik, zvogëlimi i përdorimit të ashensorit ose përdorimi i shkallëve. Nga pikëpamja e trajnimit të forcës, bëhet e rëndësishme të ruhet vazhdimësia mes seancave stërvitore, në atë mënyrë që të stimulohen muskujt në një përshtatje të vazhdueshme dhe rrjedhimisht, në një konsum më të madh të energjisë gjatë pushimit. Pra duhet shmangur ndërprerja e trajnimit.
- Përshpejtoni metabolizmin
Të kesh një mënyrë jetese të shëndetshme nuk përkon vetëm me trajnimet dy herë në javë. Ka shumë faktorë që, duke vepruar me njëri-tjetrin, rrisin mirëqenien e njerëzve: zgjedhjet e shëndetshme të ushqimit dhe një mënyrë jetese aktive janë elementët kryesorë që përcaktojnë një gjendje më të mirë shëndetësore nga të gjitha pikëpamjet. Një mënyrë jetese aktive kërkon një konsum më të madh të energjisë dhe përcakton një rritje të metabolizmit bazik. Nëse metabolizmi është më aktiv, kjo ju lejon të konsumoni më shumë kalori edhe gjatë orëve të gjumit.
Burimi / https://www.momentobenessere.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.