Mirëqenie

February 11, 2019 | 8:45

Përsiatje / Do ta kuptosh rëndësinë time atëherë kur të mos jem më

Kurrë nuk i dihet sa do të qëndroni me të deri sa ta humbni.

frasi-per-dire-grazie-maxw-1280Do ta kuptoni dashurinë time kur nuk do të më shihni më në sy, do të keni dëshirë të luani me flokët e mi kur nuk do të mund ta bëni më. Do të dëshironi të më përqafoni kur të kuptoni se nuk do të jem aty për të hapur krahët. Do të keni nevojë për fjalët dhe praninë time kur të kuptoni se sa të rëndësishme mund të jenë për ty. Do të mbani mend buzëqeshjen dhe gjestet e mia kur nuk do të mund ta gjeni më fytyrën time.

Do të jeni në gjendje të kuptoni dashurinë e madhe që kishim kur të jetë tepër vonë, kur të kem vendosur të largohem, sepse ishit shumë i fokusuar për të më lënë mënjanë. Do të doni të më puthni kur buzët e mia nuk do t’i duan më tuajat, dhe do të dëshironit të merrni dorën time kur ngrohtësia që të kam dhënë gjithmonë do të zhduket.

Do të doni të më përqafoni gjatë natës, por do t’ju duhet të përqafoni një jastëk në vend të lëkurës sime, sepse nuk do të jem aty për të kërkuar krahët e tu, ose të zgjohem pranë teje në mëngjes.

Do të më vlerësoni kur mos të jem më, sepse vetëm atëherë do ta vini re mungesën time. Mëkat që nuk ishe me mua me të vërtetë, për të më trajtuar kur unë dalëngadalë të shkoja në rrugën time, pa parë prapa.

Do të dëshiroje të ishe me mua kur unë të jem lodhur nga pritja, kur të kem humbur të gjitha forcat time për të duruar. Gjëja e keqe është pikërisht kjo, të vlerësohesh kur të jetë tepër vonë. Dhe ti do ta kuptosh rëndësinë time vetëm atëherë kur të më humbasësh përgjithmonë.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: leperlemigliori.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top