Mirëqenie

April 7, 2018 | 8:00

Përsiatje nga Sabina Rezhda: Një bisedë me një shërbyes bisedash!

I mbajtur shtrënguar gishtat për një kohë të gjatë, nuk di cila mund të jetë një arsye kaq e arsyeshme sa të mbajë në këmbë të vërtetën…! Gishtat shtrënguar e bëjnë rëndesën më me peshë të rëndë dhe duart pastaj veprojnë me mekanizma në lëvizje të çuditshme. Më vështron syri i tjetrit vrenjtë. Nuk të dhashë leje të më lexosh! – më kthen përgjigje, vetëm duke më lexuar si po e vështroja, më kuptonte me intuitë.

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Unë u zmbrapsa e heshtur nga kjo e vërtetë. – Nuk e bëra me qëllim, nga ku instinktivisht, zëri më doli të flas. Hoqi të parin dhe u duk sikur shikimi zbriti nëpër thepisje të përposhtme si në kërkimit të thesarit të zi. Dhe me veten njeriu mallkon punën e vështirë si ai që shërben në publik ta zëmë, duhet të jetë gjithmonë i sjellshëm para publikut të tij: si e dëshironi kafen zotëri?… çajin zonjë e dëshironi me boronicë? … ah ju kuptoj edhe limon përsipër… si të dëshironi ju, unë jam në shërbimin tuaj! Këto janë strukturat e përditshmërisë, të cilat s’mund të shkasin vetëm në klishe ku kategorizimi është ngritje graduale sociale.

Në supe pesha bëhet e rëndë dhe të duket sikur mban gurin e Sizifit në kurriz, e rrotullon me qëllim të bjerë. Këto janë përpjekje fare të sinqerta që jeta e njeriut bën për të stimuluar dritëhijet e të bukurës iluzionin në fakt,  nga ku sikur na bën naivë më të dashur. Na kuriozon vetmia e tjetrit si tjetër, që na del përpara në personazh dhe vetvetja si veta parë i trembeshe vetes, lexonte shenjat dhe përputhja ishte matematikë për të gjithë ne që marrim ende frymë.

Mbathja e një këpuce në material lëkure të butë, në të kuqe vinte ngjyra dhe trokitja e saj me Tokën sikur zhurma jepte një të shtyrë të futesh më thellë në realitet te zhbërja e kuptimit më metafizik, që na bën më të kompleksuar si qenie. Në këtë mënyrë shqisat të prekin fiziken, konkreten.

sit-quiet

Pra gjithmonë personazhi është tjetri! Vetvetja bëhet kamuflim në çarje për tek tjetri, nuk e zbërthen dot strukturën fizike të tipareve në shqisa, zhvishet nga kjo aftësi dhe trupi duket sikur harliset në imazhe krejt idilike. Ndërsa në metafizikë mbërthen pas vetes prangat qe të vihen në kyçet e duarve nga presioni që ushtron forca e rëndesës në gravitetin mendje i zbërthen në grimca fare të imta ndjesitë, tingujt rrethanat ku të kanë mësuar si të bësh sikur të ndihesh mirë edhe kur nuk ndihesh kështu, si të bësh të vishesh për të mbuluar errësirën brenda në brendësinë e qenies si të heshtësh dhe t’i thuash vetes hiqe atë pardesy që hedh përsipër. Aty bën të mundur të vishesh e veshur nga ku lëkura që mbështjell trupin me raste bëhet rëndesë, ajo përkohësisht na mbron nga sëmundjet e mundshme që na vënë në rrezik organet e brendshme. Një mburojë e domosdoshme, e cila në pretendimet e saj i shtron divergjencat e një qenie e cila korrigjon veten nga strategjitë më minimaliste për të shkarë në metafizikë, ku pikëvështrimet e saj mund të vijnë edhe në konkrete. 

Çdo mendim e pretendon kontekstin, sepse për të zhvilluar llogarinë e një analize, rrethana me kohë na ka futur duart pa e  ditur ne ende. Dhe në kafkën tonë në veçanti aty afër tëmthave të trurit rrëmbushen simbolikat e mendimit me lehtësinë e një mendjelehtësie arrogante, e cila ta merr fjalën pa e folur fjalën. Edhe tmerri ka disa kritere delikatese për t’u ndeshur në ndjeshmëri.

Kjo është rrethana e ka për krenari të mbajë fytyrën ironike dhe botë përfshirja e saj në fakt është një matematikë, e barabartë për të gjithë ne, ku shpesh i ngjajmë figurave gjeometrike na i ngujojnë ndjeshmërinë. Me këtë ç’mund të kuptohet me konceptin ndjeshmëri, ç’e lidh njeriun me ndjeshmërinë! Asgjë nuk e lidh në një mendim të hollë,  asgjë, shkaku i saj është i brendshëm, rrënimi i saj është i brendshëm, audienca e tjetrit bëhet një vëzhgues anonim, maskë, një statujë që ecën në rrugën e vet, nuk di të tjetërsojë, arsyen e ka zënë pafuqia.  

woman-mountaintopShpirti edhe nga një gërvishtje  e ndjen dhimbjen! Dobësia është aty… Këtu fillon ndjeshmëria e bërë në kontradiktë e të huajten me qëllim që, për vetë njeriun ndjeshmëria të vijë në ekzistencë. Por ndjeshmëria nuk është perceptim si ne e këndvështrojmë një gjë ajo është e dhënë e brendshme dhe në të drejtat e saj na e vë kuptimin për të në dyshim në dykuptim. 
Fryma dëgjonte e trembur atë që shkruheshe dhe zërat që po vinin në skutat e perdes së rënë, njësoj si frika kur arrin të kuptosh që askush nuk do të të dojë më pranë. 

Të kanë mbërthyer duart të kanë gozhduar gozhda në tiparet e fytyrës dhe katrori i formuar aty të stimulon në kujtesë paramendimin e një vendi të mbyllur hekura e të tjera si këto.  Dhe rreth e rrotull vëren dritëhijet e hijes tënde ku të kapin veten në befasi për të të gjetur një pritë.  Aty vjen të ekzekutosh veten nga prita e ngritur nga vetë-vetja. Ripërsëritet, mbath  këpucët e mundshme ato të kuqet gjithmonë, në këmbët e zbathura aty dobësia të lexohet në lëvizje në ngathtësi në të menduar, në drobitje të brendshme aq sa bëhet e pamundur hapja e portës së banesës me çelësin që mbahet në duart e vetes. Çelësi  është aty mes gishtave të shtrënguar pas këtyre shkopinjve, të cilat formojnë strukturën e krahut tonë njerëzor.

Këmbët janë të zbehta!…

Nëse zbresim poshtë krahut këta shkopinj ndryshe i quajmë duar me zgjatime shkopinjsh të vegjël. Sa të pafajshme duken duart kanë një ndyrësi ndjellëse hollë-hollë i veshin të gjitha kuptimet me germat e duhura dinake të sprovuara në logjikë e dinë mirë se zgjidhja nuk është të kalojnë lumin duke ecur mbi urë. Sa gjatë mund të vijë i menduar një predikat në fjali? Një fjali e cila si koncept fjale e humbet kontaktin e saj me veten sepse bëhet transparente për kuptimin e zhdërvjellë e vë në prova të ekzagjeruara, e detyron fjalën të zhvishet. Lutem ato thonj që po të gërvishtin lëkurën prejë me një send ose haji me dhëmbë hiqi nga gishtat me qëllim po të rëndojnë mbi kurriz dhe në fund kanë në paramendim të të gërvishtin kurrizin. Fjala sikur u bë gati për transparencë mërmëriste, lëshonte ca si… që në dëgjim vinin si tinguj, çudi kur flitet për të keqen që dhëmb e bën paralelizmin në rrethanë të jepet në tragjik. Siç  kuptohet në të arsyetuarin, i cili e bën njerëzor aktin që ndodh tmerri ligësia. Me t’u ndërgjegjësuar ndërgjegjja për të keqen e rënë, zbutet të parit e tragjikes dhe njeriu kupton çlirimin, kur vijnë rrethanat tragjike bien mbi ty mbi mua mbi këdo. Aty për aty mendja bën remineshencë të një dite më parë në çorapet e rëna, të pëlqyera aq shumë, se si  ranë nga duart, ta merr mendjen e para pingul poshtë nga distanca e ballkonit, por gjithsesi ato ranë.

fullsizerender

Asgjë nuk e prish rrjedhën e mendimit çorapet në këtë rast ishin alibi e përdorën harrimin si shtambë, e thyer ama, shtambë e thyer. Në të qenit vizionar sikur të përkëdhelet sedra dhe konkretja e vë tragjiken në kontekst të njëjtë me çorapin. Edhe racionalja paramendon fshehur, shtamba të bënte përshtypjen e një syri që çapitet në hapje mbyllje dhe sikur ta shkel syrin për vëmendje e për koketeri bashkë. Ashtu kot njeriut i duket sikur i ngjan fytyrës së vetes dhe aty për aty habitet me dinakëri dhe kënaqesh kur i flet vetes me zë, -shtambë e thyer mbi komodinë, vendosur mbi komodinë më mirë! Aty sikur s’prishet harmonia kur kjo shtambë është mbi të. Hiqet shqyhet me dhunë nga vetvetja. Në komodinë, shtamba e thyer e bën vështrimin më delikat…  thjeshtë një koketë …

Dhe vetvetja pranon dinakërinë. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top