Në fokus

June 29, 2016 | 7:56

Përsiatje për femrën…

Sa shumë mund të flitet e thuhet për femrën, nuk mjaftojnë të shkruhen romane të tëra duke pretenduar se u njeh atyre botën e brendshme. Bukowski në vitet ’70 “luhati” veç kënde e na dha veçse një pasqyrim të atyre “të çmendurave” të tij, por Frojdi që studioi për dekada me radhë qeniet njerëzore, arriti në përfundimin se “me dekada studiova femrën e mund të them që s’di asgjë përreth saj!”. Shumë thonë gjithashtu që po të mos ishin raportet e tij nuk do të ekzistonin më pas as Bukowski e as Raporti “Kinsey”, ato të cilat ngritën nga “hiçi” stadin e femrës, asokohe. Ato sot kanë energji që mrekullojnë meshkujt, e po aq ata frikësohen prej tyre… Janë femrat, ato qenie që janë të lumtura kur flitet për martesë, e pa asnjë dyshim të forta atëherë kur mendon se nuk kanë më energji brenda tyre. Ato që shquhen për artin e dashurisë, pasi për meshkujt ato janë vetë muza e vetë jeta, ku në Venusin e tyre pikërisht mashkulli merr ngjizjen. Nuk po flasim për femrën ideale brenda një “përsiatje shablloni”. Gjithsesi, pa u zgjatur, nuk kemi pse të shohim çdo gjë pa përfshirë një “kompromis” të vogël apo siç thotë edhe Louis Bouibet “Nuk ekziston asgjë negative që të mos të ketë edhe një anë pozitive: për shembull, kur gjoksi i femrës është i rrafshët, je më afër zemrës”. Po, më pranë zemrës! Kështu, ne tentuam dhe u ndalëm tek personazhet meshkuj, të shumtë fillimisht në numër, të cilët “bërtasin” e kërkojnë të drejtat e femrave, por siç edhe thotë një kolege e mirënjohur, e cila drejton një agjenci martesore në Tiranë: “Meshkujt ndahen në “rr” të fortë dhe të “r” të butë”. Nuk do flasim as se si ta gjeni atë “femrën ideale”, e cila për hir të së vërtetës është ngaherë veçse në mendimet tona individuale, por për atë të adhurueshmen, për të cilën mjafton një shikim e tek ajo mund të gjesh gjithçka, copëza që çdo mashkull do t’i adhuronte, sy të shndritshëm e aromë femre…por jo së fundmi, ato duhet të jenë të dashuruara që të mbesin ngaherë të bukura, por edhe të lumtura.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top