Sipas “The Big Redhead Book” nga Erin La Rosa, vajzat flokëkuqe janë më shumë se unike në dukje. Ato quhen si “njëbrirësh të botës njerëzore” dhe gjithashtu gëzojnë shumë përfitime biologjike.
Çfarë i bën flokët të kuq:
Nuk është çudi që flokët e kuq të marrin aq shumë vëmendje. Ata janë padyshim të veçantë dhe të rrallë. Flokët e kuq shkaktohen nga një mutacion gjenetik i quajtur MC1R dhe lidhet me një pigment të quajtur Feomelanin që shndërron flokët në ngjyrë të kuqe.
Ndërsa fëmijët me flokë të kuq mund të mos ndihen rehat nga fakti se janë ndryshe, ata duhet të jenë krenarë. Në fund të fundit, përfshihen në një grup mjaft joshës si Princ Harry, Ed Sheeran, Jessica Chastain, Julianne Moore dhe personazhe fantazi si Anna me flokë të kuqe dhe Jessica Rabbit.
A janë me të vërtetë superior?
Erin La Rosa shpjegon se, në sajë të mutacionit gjenit MC1R, të kuqët menaxhojnë dhimbjen në mënyrë më efektive se pjesa tjetër e popullsisë. Një studim i vitit 2003 nga Universiteti McGill gjeti të njëjtin zbulim se ata me flokë të kuq natyral mund të tolerojnë dhimbjen 25% më shumë se të tjerët. Kjo i bën ata super rezistent.
Një studim tjetër nga Universiteti i Louisvillit zbuloi se flokët e kuq janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës. Në fakt, ata mund të thonë më herët kur vjen dimri. Kjo nuk mund të jetë aq e mirë për disa, por sigurisht që është një superfuqi!
Nëse keni nevojë për parashikime të motit, miku juaj me flokë të kuqe mund t’ju tregojë se çfarë pritet?
Duke folur për superfuqitë, flokët e kuqe prodhojnë vitaminë D në mënyrë më efikase se shumica e njerëzve, kështu që ata kërkojnë më pak se shumica e njerëzve. Duke marrë parasysh se shumica e popullsisë është e mangët në vitaminë D, një vitaminë esenciale që mund të luftojë sëmundjet si skleroza e shumëfishtë, sëmundjet e zemrës, gripit, depresioni, fibromyalgia dhe madje edhe t’ju ndihmojë të humbni peshë, si rezultat aftësia natyrore për të prodhuar vitaminë është një avantazh shtesë.
Pas leximit të këtyre përfitimeve, të gjithë ata që nuk kanë lindur me flokë të kuq, do të duan të lindin me këtë cilësi. Nëse jeni një kuqo, ju jo vetëm që duhet të festoni për flokët tuaj të bukur, por edhe për të gjitha përfitimet që i sjellin shëndetit tuaj.
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.