Në fokus

May 8, 2019 | 9:45

Personat që pëlqejnë çokollatën e zezë kanë një natyrë psikopatike

Kujt nuk i pëlqen çokollata? Unë sfidoj për të gjetur një person që nuk e pëlqen delikatesën në fjalë. Ka nga ata që preferojnë çokollatën e zezë, dhe ata që e duan vetëm të bardhë.

E pasur me antioksidantë, çokollata e zezë është e mirë për lëkurën, mbron zemrën dhe jep energji. Por kini kujdes, herën tjetër kur një person ju tregon se preferon çokollatën e zezë, tregohuni të vëmendshëm dhe bëni një hap prapa. Pse? E zbuloni në vijim…

Ata që preferojnë çokollatën e zezë mbi gjithë shijet e tjera priren të jenë psikopatik, sipas një studimi të ri austriak. Shkencëtarët nga Universiteti i Innsbruck (Austri) kanë kryer një studim që vlerëson preferencat e njerëzve në aspektin e çokollatës. Ka dalë që, zakonisht, ata që preferojnë çokollatën e zezë kanë një personalitet të lig. E njëjta gjë vlen edhe për ata që pinë kafe pa sheqer.

Si u krye studimi?

Për të pasur rezultate më të besueshme, studiuesit kanë kryer dy hulumtime. Në rastin e parë, ata mblodhën një grup prej rreth 500 njerëzve me qëllim vlerësimin e nivelit të preferencës për ushqime të caktuara.

Subjektet, gratë dhe burrat e moshës deri në 35 vjeç, iu përgjigjën katër pyetësorëve për personalitetin e tyre. Qëllimi i pyetjeve ishte për të testuar nivelet e agresionit, tolerancën pas provokimit dhe tendencën për të sulmuar fizikisht. Rezultati ishte se njerëzit që thoshin se përpiqen të sulmojnë shpesh ishin ata që preferonin çokollatë të zezë dhe madje edhe ujë tonik.

Në eksperimentin e dytë, studiuesit konfirmuan rezultatet e para, duke aplikuar të njëjtin test, me dallimin e vetëm që këtë herë pjesëmarrësit ishin rreth 450. Sipas studiuesve, shija e hidhur në përgjithësi është parakusht për Machiavellizëm, psikopati, narcizëm dhe sadizëm.

Njerëzit e bukur, nga ana tjetër, nuk priren të duan ushqimet e hidhura dhe prandaj kanë më shumë gjasa të jenë të mirë. Hulumtimi ka dalë në këtë përfundim: ata që preferojnë ushqim të hidhur si çokollata e zezë shpesh janë psikopatik, narcisistik dhe egoist. Rezultatet sugjerojnë se ata njerëz që duan të konsumojnë ushqim të hidhur kanë një anë të errët të personalitetit të tyre.

 

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top