Është fakt i njohur mirë se personat me inteligjencë të lartë kanë tendenca ta shohin botën dhe gjërat përreth tyre më ndryshe. Faktikisht ata kanë tendenca të jenë edhe më shumë kreativë kur është fjala për sharjet, sipas hulumtimeve të fundit.
Ndryshe nga ç’është menduar deri vonë, nuk janë personat e paedukuar apo budallenjtë ata që shajnë më shumë. Shumica prej nesh po ashtu kemi tendenca ta distancojmë veten nga njerëzit që shajnë shumë sepse besojmë që ata thjeshtë kanë mungesë të njohjes së gjuhës dhe nuk dinë ta shprehin veten në mënyrë të sjellshme, ose kanë një mënyrë të kufizuar të të menduarit.
Por, sipas psikologëve Kristin Joy dhe Timothy Jay, është krejtësisht e kundërta. Ata kanë zbuluar se personat që shajnë shumë faktikisht janë më të rrjedhshëm kur flasin në mënyrë neutrale. Përveç se personat me inteligjencë të lartë shajnë shumë, ata kanë tendenca të jenë edhe më të sinqertë, gjë që i bën ata miq më të mirë. Thënë më thjesht, nëse keni miq që shajnë shumë, ju duhet të keni parasysh se kanë inteligjencë të lartë dhe janë të sinqertë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.