Lifestyle

April 14, 2016 | 13:35

Personi i paralizuar arrin të përdorë dorën (VIDEO)

Një tetraplegjik është bërë personi i parë që i është implantuar një chip në tru, i cili nëpërmjet bypass-it elektronik nervor, lejon atë që të lëvizë dorën.

Dy vjet më parë, 24-vjeçarit Ian Burkhart nga Dublini, Ohio, iu implantua një mikroçip në trurin e tij dhe ka arritur të hedhë ujë në një gotë dhe të luajë  kordat në një kitare.

Megjithatë, studiuesit janë shprehur se kjo nuk është një kurë për paralizën pasi lëvizjet e 24-vjeçarit kontrollohen nga një kompjuter në laborator.

Sfida e tanishme është minimizimi i pajisjes dhe heqja e fijeve lidhëse, në mënyrë që në të ardhmen, pacientët të kenë mundësi ta përdorin atë kudo.

Burkhart, i cili pas një incidenti nënujor ka humbur kontrollin e këmbëve dhe duarve, stërvitet që prej vitit 2014 në lëvizjen e dorës dhe shkencëtarët kanë punuar për 10 vite për eksperimentin që më në fund ka bërë realitet ëndrrën e tij.

Që atëherë, ai ka është ndjekur nga trajnime deri në tre herë në javë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top