Pa marrë parasysh se a planifikoni t’i dhuroni dikujt lule, apo mbase prisni t’i merrni dhuratë, do të duhet të dini kuptimin e kësaj dhurate aromatike, gjë që me siguri do t’ju ndihmojë me rastin e zgjedhjes.
Ekziston një “gjuhë e luleve”, sipas së cilës, llojet e ndryshme të luleve kanë kuptime specifike dhe simbolika të ndryshme. Në kohën e tyre, viktorianët shkuan aq larg sa krijuan fjalorin me kuptimet që shprehin lulet që njihet si floriografi. Mënyra më e dashur për t’i shprehur emocionet për ta ishte në formë të një buqete të vogël me lule.
Disa nga kuptimet e luleve më të njohura:
- Trëndafilat e kuq: dashuri, pasion
- Trëndafilat rozë: miqësi
- Trëndafilat e bardhë: je e denjë për mua
- Trëndafilat e verdhë: falje dhe pajtim
- Trëndafilat ngjyrë pjeshke: të qëndrojmë bashkë
- Margarita: pafajësi, besueshmëri
- Gladiolat: sinqeritet
- Zambakët: besim, urtësi
- Orkidetë: madhështi
- Luledielli: devotshmëri
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.