Mund ta keni vendosur në një tas të vogël në frigorifer për të shmangur erërat e këqija. Ose e përdorni për t’u kthyer shkëlqimin enëve të kuzhinës. Por, soda e bukës, apo sodium bikarbonate, meriton një vend edhe në kabinetin e ilaçeve. Ja si e mbron dhe e pastron trupin.
Pastron dhëmbët
Soda e bukës funksionon më së miri në heqjen e pllakës bakteriale në dhëmbë. Hidhni pak pluhur sodë buke në furçën e dhëmbëve të lagur dhe lajini me to dhëmbët.
Larës për gojën
Pastat me salcë me hudhër ishin shumë të shijshme. Por, problemi është se goja tashmë mban një aromë aq të keqe sa edhe qeni do ia fuste vrapit. Hidhni një lugë çaji sodë buke në një gjysmë gotë me ujë dhe shpëlani gojën.
Deodorant për trupin
Shumica e deodoranteve përmbajnë sodë buke (sodium bikarbonate). Përzieni 1/8 lugë çaji sodë buke me ¼ lugë çaji ujë. Aplikojeni pastën në lëkurë dhe i thoni lamtumirë djersitjes.
Ndihmon veshkat
Këto organe largojnë mbetjet dhe ujin e tepërt nga trupi. Nëse vuani nga sëmundjet kronike të veshkave, si pasojë e diabetit, tensionit të lartë të gjakut apo për shkaqe të tjera, mund të prodhohet acid në trup. Sodium bikarbonate mund të ulë nivelet e acidit dhe ngadalëson humbjen kockore dhe të muskujve. Është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun para se ta provoni këtë trajtim.
Lehtëson acidin refluks
Sodium bikarbonate ndihmon në uljen e acidit refluks që kalon nga stomaku, në fyt dhe pastaj në gojë pasi ushqeheni. Mund ta blini në farmaci si tablet. Ose ta përgatisni në shtëpi me një gjysmë lugë çaji sodë buke në ½ gotë ujë.
Pastron fytyrën
Soda e bukës është si një gjysmë abraziv. Përdoreni me kujdes për pastrimin e fytyrës. Lajeni fillimisht me sapun dhe ujë. Pastaj përgatisni një pastë me sodë buke dhe ujë në raportin 3 me 1. Fërkojeni me kujdes fytyrën për një pastrim më të mirë. Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të pastër.
Pastron flokët
Përzieni një lugë çaji sodë buke me shampon tuaj të preferuar për të hequr mbetjet nga përdorimi i sprait, xhelave dhe produkteve të tjera në flokë. Nuk do të jenë vetëm të pastër, por edhe më të lehtë për t’u stiluar.
Zbut lëkurën
Shtoni një gjysmë kupë sodë buke në vaskën me ujë. Do të neutralizojë acidet, largon djersën dhe yndyrat, dhe e lë lëkurën të butë.
Pastron lodrat e fëmijëve
Mund të përdorni sodë buke në vend të kimikateve të dëmshme për të pastruar lodrat e fëmijëve. E përzieni atë me uthull molle, që vepron si dezinfektues. Sigurohuni që t’i shpëlani mirë lodrat.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.