Të gjithë e dimë se qepa është një perime e mirë dhe që duhet të konsumohet rregullisht. Megjithatë qepa mund të shkaktojë edhe dëme për të cilat asnjëherë nuk është folur.
A e dini se të hani një qepë që është qëruar një ose disa ditë më parë është shumë e dëmshme për trupin tonë?
Para së gjithash duhet mbajtur parasysh se qepa është një antibakterial i fortë dhe antiviral, njësoj si hudhra.
Por për të qenë të saktë, këto ushqime nuk janë kundër gjithçkaje. Në praktikë këto ushqime tërheqin baktere dhe viruse tek vetja. Ato janë magnete të vërtetë për bakteret. Pra, duke lënë një qepë të hapur, madje edhe për një natë, do të thotë të absorboni të gjitha bakteret në mjedisin rrethues.
Ngrënia e saj një apo disa ditë më vonë do të thotë të gëlltisësh të gjitha këto baktere me një lëvizje të lehtë, duke shkaktuar helmim bakterial në stomak, ose probleme të tretjes.
Për të njëjtën arsye përpiquni të mos hani më qepë kur hani jashtë, pasi restorantet e qërojnë sasi të mëdha për disa ditë, për përgatitjen e ushqimeve.
Ka një ngjarje mjaft të famshme të vitit 1919, një vit në të cilin sëmundjet vranë miliona njerëz, më shumë se 40 milionë. Një mjek amerikan u përpoq të hetonte arsyet e sëmundjes në mesin e familjeve të fermerëve të prekur. Ai zbuloi se një familje kishte mbetur në mënyrë të pashpjegueshme e shëndetshme. Nëna e familjes thjesht deklaroi se gjithmonë mbante qepë të hapura në shtëpi. Mjeku, i habitur, kërkon të shqyrtojë qepët nën një mikroskop. Dhe ai zbuloi se brenda këtyre qepëve kishte mjaft viruse dhe baktere. Me fjalë të tjera, fuqia magnetike e qepëve mbi bakteret kishte vepruar gjithashtu nga distanca, thjesht duke e lënë të hapur në një dhomë.
Mos harroni: është e rrezikshme prerja e një qepë dhe konsumimi i saj ditën tjetër. Qepa bëhet shumë toksike, edhe pas një nate, dhe krijon baktere. Këto baktere mund të shkaktojnë infeksione në stomak, për shkak të sekrecioneve të tepërta biliare dhe helmimit me ushqim.
Burimi / http://www.tg-news24.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.