Në fokus

May 7, 2019 | 8:10

Pesë arsye për të buzëqeshur

Kur ndihesh i vetmuar, duke kërkuar kuptueshmëri, hapni dritaren e dhomës tuaj, ndizni dritën, Perëndia do të ndriçojë ditët tuaja dhe do të shihni se sa i lumtur do të jetë udhëtimi.

Zbuloni pesë arsye për të buzëqeshur:

1. Ushqeni besim çdo ditë dhe do të keni një jetë plot paqe dhe gëzim.

2. Etje për të vërtetën. Mos u gëzoni për padrejtësinë, por vraponi pas të vërtetës. Jini të ndershëm në gjithçka që bëni dhe kultivoni vetëm gjëra të mira.

3. U jepni më shumë vlerë momenteve familjare. Sepse nganjëherë mund të jetë tepër vonë për ta dhënë atë përqafim.

4. Ëndërroni! Ëndrrat na lëvizin. Pra, mos ndalni kurrë së besuari, ju jeni të aftë! Mos lejoni që ligësia e botës të shkatërrojë thelbin tuaj, nuk është kurrë shumë herët ose tepër vonë për të ndjekur atë që ju dëshironi.

5. Bëni një hobi. Për shkak të vrullit të përditshëm, nganjëherë lëmë momentin “tonë”. Pra, është koha të ktheheni te vetja dhe të keni atë kohë të lirë për veten tuaj, edhe nëse është shumë e shkurtër! Merrni kohën tuaj dhe praktikoni këtë veprim, e meritoni!

A jeni dakord? Shpirti juaj ju falënderon, mendja i thotë lamtumirë stresit dhe trupi rinovohet!

 

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top