Ndonjëherë miqësia mashkullore mund të rezervojë surpriza të këndshme: këtu janë disa arsye të mira për të mos lënë pas dore shokët e aventurave.
Një mashkull si mik i mirë, për shumë duket e pamundur, por është një marrëdhënie që mund të funksionojë me të vërtetë. Ndoshta është ndër më të fortat që mund të përfytyrohet. Po, sepse meshkujt nuk kanë zili ose rivalitet ndaj nesh, gjë që është shumë e zakonshme tek gratë. Ja disa arsye të vlefshme për të mos lënë pas dore një miqësi të bukur, e cila mund të jetë një burim pasurimi personal, krahasim i sinqertë dhe madje mund të çojë në diçka tjetër, pse jo?
Në rregull, le ta pranojmë: meshkujve u pëlqen konkretja, simpatia dhe sinqeriteti. Për të ndalur zilinë dhe rivalitetin, duhet të kemi vetëm një shok ku të flasim për gjithçka pa frikën se do të gjykohemi dhe kjo mund të na ofrojë një këndvështrim tjetër dhe padyshim më pak emocional se sa po të kishim miqësi femërore. Për më tepër, dy krahë të fortë mund të jenë një ndihmë e vlefshme në rast vështirësie.
Më njih me një shok: ata që janë vetëm e dinë mirë, të kërkosh nëse gjendet një shok i lirë dhe pa lidhje është shumë e zakonshme, por shpesh miqtë tanë ose nuk njohin askënd që të të prezantojnë, ose nëse ka – e mbajnë rreptësisht për veten. Në çdo rast, para se të vendosni një takim, miqtë janë gjithnjë shumë të kujdesshëm, na fusin në dyshime dhe shpesh entuziazmi i një njohjeje të re vjen më pak para takimit. Meshkujt në fakt janë më të drejtpërdrejtë dhe praktikë. Dinë si të prezantohen dhe nuk e bëjnë takimin nëse ai nuk sjell efektet e dëshiruara. Të qenit i prekshëm, shpesh është një privilegj femëror, burrat janë më të drejtpërdrejtë: me siguri ata do të jenë në gjendje të qeshin ose sinqerisht të gëzohen nëse gjithçka shkon mirë. Njerëzillëk para së gjithash.
Rroftë sinqeriteti: të kërkosh opinion për një grua mund të jetë një thikë me dy tehe: nga njëra anë, një mike me siguri nënkupton rroba, make-up dhe forma fizike, por nga ana tjetër nuk është e thënë që të shprehë sinqerisht mendimin e saj. Zilia është gjithmonë pas, dhe shpesh bëhet një pengesë pothuajse e pakapërcyeshme. Ndërsa mendimi i djemve është ndryshe, duke shprehur vendosmëri të sinqertë, pa arsyet e mësipërme. Nëse ata na thonë se kjo apo ajo veshje na përshtatet, kjo do të thotë që jemi padyshim tërheqës, por nëse këpucët – megjithëse në modë – u duken tmerr, do të thotë që menduam se ishim joshëse, por për fat të keq po bëhemi efekti i kundërt. Zotërinjtë meshkujt mund të na japin një opinion të paanshëm dhe të dobishëm. Le të meditojmë njerëz…
Në rast të emergjencës: a është koha për të gjetur zgjidhje, kur goma e makinës na ka lënë në rrugë? Mirë, le të ngrejë dorën kush nga ne ka menduar një shok për të gjetur zgjidhjen: le ta pranojmë, asnjë! Kur ne jemi në vështirësi me makinën tonë, shoku ynë mashkull do të jetë i një ndihmë dhe përkrahje të jashtëzakonshme, pa e ditur se është e paarritshme dhe e sprovuar, por në anën tjetër do të jetë e lumtur të ndihesh e dobishme dhe mund të japësh një dorë. E njëjta gjë, nëse TV është dëmtuar apo kemi nevojë për të ngritur pesha të rënda: duhet ta dimë se ku të mbështetemi si garanci mbijetese: miqtë meshkuj.
Më mirë i shoqëruar: ka situata në të cilat nuk mund të prezantohemi vetëm, ia vlen të qëndrosh vetëm në cepin e të vetmuarve. Ja pra pse shoku ynë më i mirë mund të bëhet një partner me të cilin ia vlen të shoqërohesh, duke na dhënë krahun për të na mbështetur. Miqësia është e përsosur sepse na dhuron atë intimitet që mund të jetë lehtësisht i shkëmbyer për diçka tjetër, por në të njëjtën kohë, është e lirë nga pasioni që i bën sytë të ndriçojnë shikimin dhe që mund mund të provokojë një kuriozitet të fshehtë. Siç thuhet, ubi maior …
Ngushëllim i këndshëm: në rregull, nuk i duam për bashkëshortë, dhe as jemi në kërkim të një marrëdhënieje shumë të vështirë. Jemi ende të pavendosur, por në të njëjtën kohë kemi nevojë për dashuri dhe butësi. Epo, miku ynë më i mirë është atje për të na përqafuar dhe për të na mbajtur të shtrënguar. Fillimi i një historie dashurie nuk është e keqe, mbi të gjitha sepse nuk është dashuri me shikim të parë, por një ndjenjë që rritet ngadalë me kalimin e kohës. Dimë gjithçka për të, pasi dhe ai di gjithçka për ne: mund të ndiejmë veten, të lirë nga çdo kushtëzim dhe paragjykim. Seksi nuk mund të jetë aspak i keq dhe prej aty mund të kalojë në një hap të shkurtër drejt dashurisë. Ndonjëherë Kupidi është i djallëzuar dhe i paparashikueshëm, kurrë nuk harron!
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi tgcom.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.