Ju e dini që qëndrimi për një kohë të gjatë në diell apo pirja e duhanit ju plakin para kohe, por se të qenit i paduruar, depresioni ose ngrënia e sheqerit ndikojnë në plakjen e parakohshme nuk besoj se e kishit dëgjuar.
Këtu janë pesë gjëra që mund të përshpejtojnë plakjen …
- Të qenit i paduruar-askujt nuk i pëlqen të presë, por në qoftë se ju vazhdimisht nxitoni, mund të përshpejtoni procesin e plakjes së qelizave tuaja.
- Depresioni-Studimet tregojnë se depresioni mund të përshpejtojë procesin e plakjes së qelizave të trupit, duke bërë që njerëzit të duken më të vjetër se ata në fakt janë.
- Ushqimi me sheqer shumë– ngrënia e ushqimeve me shumë sheqer nuk është e keqe vetëm për dhëmbët. Studimet tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë në mes të niveleve të sheqerit në gjak dhe moshës që shfaqni.
- Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë- Qëndrimi i ulur nuk është i keq vetëm për zemrën, por edhe përshpejton plakjen.
- Mungesa e arsimimit– sipas studiuesve ka një lidhje midis nivelit arsimor dhe tolomereve të njerëzve. Arsimi është një shënues i klasës shoqërore që njerëzit marrin në fillim të jetës, dhe hulumtimet tregojnë se ekspozimi afatgjatë në kushte të vështira promovon plakjen e përshpejtuar qelizore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.