Këshilla & Arsye

April 15, 2017 | 17:23

Pesë produktet natyrale, të mira për tiroidet

Tiroidja është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve që kontrollojnë disa funksione në trup. Ajo luan rol në rregullimin e humorit, peshës, fertilitetit etj. Prandaj, nëse tiroidja nuk funksionon, mund të përjetoni një sërë efektesh anësore të padëshirueshme. Për ta mbrojtur atë, duhet të përfshini në dietë ushqime të pasura në jod, që i nevojitet tiroides që të funksionojë siç duhet.

tiroide

Ja cilat ushqime e përmbajnë jodin:

Algat e detit – Janë të pasura në jod, që i nevojitet tiroides të funksionojë siç duhet. Por, mos e teproni me to, një sallatë me alga në deti në javë është e mjaftueshme.

Vezët – janë të pasura në jod dhe selen, një tjetër lëndë ushqyese që ndihmon në rregullimin e hormoneve të tiroides.

Kosi – Bulmeti gjithashtu është një burim i mirë i jodit.

Mish pule ose biftek – Mishi është një burim i mirë i zinkut, një tjetër lëndë ushqyese kyçe për tiroiden.

Manaferrat – Frutat si manaferrat, luleshtrydhet dhe boronicat janë të pasura me antioksidues që luftojnë radikalet e lira, të cilat janë shumë të larta tek njerëzit me probleme të tiroides.

/ Balkanweb /

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top