Po bën xhiron në rrjetet sociale, ama ka diçka që të tërheq e të bën për vete. E kanë cilësuar si Peshku i Dashurisë, apo më mirë Peshku i Fatit këtë “banor” të botës nënujore, i mahnitshëm në transparencën e tij, me pak nuancë ngjyrë blu afër kokës. Sapo e kanë zbuluar këtë specie të tejdukshme, i kanë marrë fotografinë e rastin dhe e kanë lënë të lirë menjëherë për të mos e dëmtuar. Incredible.pic ka zbuluar këtë mrekulli nënujore duke mahnitur njëkohësisht ndjekësit e rrjetit social në instagram.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.