Të konsumosh peshk, i cili ka sasi të mëdha Omega 3, për të paktën dy herë në javë, ka efekte shumë të mëdha në humorin e femrave. Në këtë përfundim kanë arritur studime të ndryshme shkencore të botuara në “American Journal of Epidemiology”, që kanë nxjerrë në pah se femrat që konsumojnë të paktën dy racione peshk në javë, janë më pak të ekspozuara ndaj depresionit. Analizat e kërkuesve australianë përfshinë më shumë se 1.400 pjesëmarrës nga mosha 26 deri në 36 vjeç, të cilëve iu kërkua të bënin pjesë të dietës së tyre të zakonshme lloje të ndryshme peshqish. Në 5 vitet që pasuan, shkencëtarët monitoruan gjendjen e shëndetit të pjesëmarrësve. Ata kanë zbuluar se femrat, të cilat konsumonin peshk më shumë se dy herë në javë, rrezikonin 25% më pak të vuanin nga depresioni përgjatë gjithë viteve që u mbajtën nën monitorim. Për çdo racion peshk më shumë në javë, rreziku nga depresioni zvogëlohet me 6%.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.