Këshilla & Arsye

February 26, 2017 | 11:55

Peshku ndihmon zemrën

Nëse doni të ruani të paprekur acidet yndyrore omega 3, të cilat gjenden me shumicë te peshku, atëherë duhet që peshkun të mos e konsumoni të skuqur. Ftesa për të ndryshuar zakonet e ushqyerjes vjen nga Lixin Meng, studiuese e Universitetit të Hawaii-t (SHBA) dhe koordinatore e një kërkimi që ka analizuar zakonet e ushqyerjes së rreth 185 mijë njerëzve, të cilët i mbajti nën vëzhgim për 12 vjet.

peshk

“Peshku ruan të paprekura aftësitë përfituese që ka si ushqim, vetëm nëse e gatuajmë në furrë ose të zier. I skuqur ose i gatuar në kripë eliminon omega 3-shin”. Po pjekja në zgarë, që është kaq i përhapur si gatim në vendet mesdhetare? Studimi amerikan nuk e ka marrë në konsideratë këtë mënyrë të gatuari të peshkut, ndaj është e nevojshme të bëhen edhe studime të tjera.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top