Nëse gjatë shtatzënisë nëna konsumon një dietë mesdhetare, duke minimizuar konsumin e vezëve dhe të mishit të kuq, fëmija do të ketë më pak rrezik për të vuajtur nga alergjitë.
Ky është përfundimi i një studimi në Universitetin e Kretës në Greqi, i botuar në revistën “Thorax”. Studiuesit kanë mbajtur nën vëzhgim 460 çifte nënash dhe fëmijësh, që nga shtatzënia e deri në moshën gjashtëvjeçare të fëmijës. Konsumimi nga nëna i tri racioneve të bollshme me perime të freskëta, si dhe tri racione peshk në javë bën mirë për fëmijën, pasi ata shfaqin simptoma më të ulëta të astmës dhe alergjive të ndryshme.
Nutricionistët këshillojnë që jo vetëm nënat shtatzënë përfitojnë nga dieta mesdhetare, por të gjithë njerëzit, ndaj çdokush duhet të konsumojë sa më pak mish të kuq e sa më shumë peshk.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.