Këshilla & Arsye

April 21, 2017 | 9:08

Peshku, për të parandaluar tumoret

Acidet yndyrore Omega-3, që gjenden te peshku i bëjnë shumë mirë zemrës, venave të gjakut dhe trurit.

primary_omega-3-health-benefits-jpg-560x0_q80_crop-smart

Por për epidemiologët e “Research Triangle Park” në Durham, ShBA, këto substanca ndihmojnë edhe për të parandaluar tumorin e zorrës së trashë. Studiuesit kanë mbajtur nën kontroll 1870 persona, duke vlerësuar konsumin omega-3 që ata kishin bërë përgjatë dy muajve. Sipas atyre që kanë deklaruar studiuesit në kongresin e “American Association for Cancer Research of Houston” (Shoqata amerikane për kërkimet e kancerit të Houston-it), ata që kishin konsumuar sasi të larta omega-3 me anë të ushqimit kishin 39% më pak mundësi rreziku ndaj tumorit të zorrës së trashë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top