Dëshmi

June 29, 2021 | 9:00

Petri Bozo tregon marrëdhënien që ka me Luljeta Bozon dhe zbulon disa detaje nga familja e tyre

Petri Bozo ishte i ftuari i tretë në “Dola te Ola”, ku rrugëtoi nëpër kujtime nëpërmjet fotografive. Regjisori zbuloi se për momentin është në mes të angazhimeve të shumta, pasi ai dhe stafi i tij po punojnë për “Miss Shqipërinë” dhe ndodhen në veri të Shqipërisë në Tamarë dhe Velipojë, pasi janë dy nga vendet, të cilat ata nuk i kishin vizituar më parë. Ndërkohë më 3 korrik ai zbuloi se do të jenë në kalanë e Petrelës.

Petri Bozo është i biri i Luljeta Bozos, dhe në pamje i ngjan shumë. Ai teksa fliste për inxhinieren i drejtohej me emrin Lule. “Jemi shumë afër, Lulja është njeri i veçantë, gjithë inxhinierët e ndërtimit e dinë këtë, pasi për pjesën tjetër u desh fatkeqësia e tërmetit që ajo të kthehej në një simbol”, tha ai.

Më tej ai shtoi se dëshirën për udhëtime e ka të trashëguar nga prindërit dhe zbuloi se Luljeta ka qenë alpiniste profesioniste, dhe një notare shumë e mirë.

“Familja jonë ka qenë programuese shumë e mirë e kohës, të shtunën dhe të dielën kishim piknik të detyrueshëm”, u shpreh ai. Petri tregoi se familja e tij 4-5 herë në vit programonin një udhëtim në malin e Dajtit në këmbë, ku udhëtonin 3 orë e gjysmë në këmbë.

Burimi / BW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top