Nga Orjona Tresa
Gatimi është një lloj arti pa të cilin nuk bëjmë dot. Vakte të ndryshme shoqëruar me asortimente të larmishëm, i bëjnë mirë jo vetëm shëndetit fizik, por edhe atij mendor. T’i japë faqen e duhur një pjate gatimi, për të është si të futet në një dimension të arrirë vlerash, prej nga ku i jep domethënie shijes. Prej vitesh artist në këtë profesion, kulinaria për Amarildo Gjioveshin do të jetë gjithmonë pasioni dhe profesioni për t’i ofruar tryezës atë që për njerëzit bart një specifikë të veçantë për jetën, shijimin.
Prej vitesh pjesë e stafit të restoranteve “Prestige”, këtë sezon ka bërë për vete pushuesit e “Resort Prestige”, aty ky prodhimet e brumit, kryesisht picat janë më të preferuara gjatë marrjes së rrezeve të diellit.
Fëmijët janë ata që duan më shumë vëmendje, pasi figuracioni dhe plotësimi ushqimor, ua hap oreksin dhe plotëson nevojat që ata kanë. Ndërsa Amarildo nuk kursen kohë t’u vijë pas tekave, pasi preferencat janë nga më të ndryshmet.
Piceria e ngritur pranë tri pishinave, ua sjell më pranë aromat e gatimit, për pasojë dhe të shijuarit bëhet më komod pranë mini tryezave të vendosura afër shezlongëve.
Mbrëmja merr tjetër ngjyresë, ku veç muzikës argëtuese në sfond, çlirimit nga kripa dhe kontakti me ajrin e pastër, ofron dhe një kuzhinë të pasur moderne dhe tradicionale në restorantin e madh me pamje nga deti.
T’ia dhurosh vetes këto ndjesi, (për ata që gjatë javës janë në punë) në fundjavë, është një çlodhje e pamat. Shkëputja nga rutina i bën mirë kujtdo, qoftë dhe vetëm të shtunë e të diel. Argëtimi nuk duhet t’i mungojë kohës së programuar vetëm për punë. Alternimi i hapësirave mes punës dhe çlodhjes, rrit adrenalinën dhe motivon për rifillimin e aktivitetit psikik dhe profesional.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.